Portieri belg është ndarë i pakënaqur me stilin e lojës së Francës.
Belgjika mbrëmë nuk arriti të plotësonte ëndrrën për t’u kualifikuar në finale, pasi u mposht 1-0 nga Franca.
Sipas portierit Thibaut Courtois, Belgjika ka luajtur kundër një ekipi anti-futbolli, që sipas tij mendonte vetëm se si të mbrohej.
“Ata janë një ekip anti-futbolli”, ka thënë Courtois për Sporza.
“Sulmuesi i tyre kryesor luante vetëm 30 metra para golit të tij”.
“Franca shënoi nga korneri dhe nuk bëri asgjë tjetër, ata vetëm u mbrojtën”.
“Do të preferoja të kisha humbur në çerekfinale nga Brazili, pasi të paktën ata ishin një ekip që donin të luanin futboll”, ka përfunduar ai.