Shehu për minatorët: Rama u bllokoi statusin me një ligj që s’u përgatit kurrë!

0
129

Deputeti Tritan Shehu, ka reaguar lidhur me protestën e minatorëve që u mbajt këtë të enjte para Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, për Statusin e tyre që nuk është miratuar ende.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Shehu shkruan se kryeministri, Edi Rama, ka braktisur minatorët dhe bllokoi statusin e tyre me një ligj që nuk u përgatit kurrë.

Ndër të tjera, Shehu shton se kjo qeveri vetëm përvetëson atë që u takon qytetarëve, pa u dhënë asgjë në këmbim, duke u fshehur kështu pas gënjeshtrave.

Postimi i plotë:
Rama braktisi Minatoret- bllokoi Statusin e tyre!
Duke “premtuar” nje Ligj Universal, qe nuk u pregatit kurre!
Genjeshter tipike per Rilindjen!
Sot ne Diten Nderkombetare te Minatoreve kjo e vertete e hidhur del “lakuriq” para publikut!
Ish minatoret e minatoret jane ne mizerjen e tyre.
Kudo kjo, duke filluar nga Memaliaj, Luftinja…
Pa pensionet qe i meritojne.
Pa kujdes shendetesor te vecante e qofte te pergjithshem.
Pa trajtim social sic e meritojne dhe u takon!
Sepse Rama e kjo qeveri vazhdojne t’i mashtrojne!
Dhe ata jane ne “pritje” te atij Ligji Universal..
Qe nga kjo Qeveri nuk do te vije kurre!
Sepse kjo Qeveri vetem perveteson ate qe u takon qytetareve, pa u dhene asgje.
Duke u fshehur mbas genjeshtrave!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here