Saimir Tahiri indinjohet nga thirrjet e Bashës për luftë, por shikoni ç’bënte në 21 janar

0
999

Saimir Tahiri duhej të jepte një deklaratë për të rënë në sy, ndërsa hidhte firmën për peticionin e reformës në drejtësi. Para tij, kishte firmosur Erjon Veliaj, ndaj Tahiri duhet të ishte origjinal në atë që thoshte para kamerave. Thirrjet e Lulzim Bashës për luftë, i komentoi i indinjuar.

“Unë nuk i kuptoj deklaratat agresive, arrogante apo qëndrimin fodull të këtij njeriu, që nuk do pranoja ta kisha as komshi dhe jo më kryetar të opozitës”, – tha Ministri i Brendshëm. Qëndrimi i Saimir Tahirit është i dyshimtë, për vetë rolin që ai pati në protestën e 21 janarit. Fotot më poshtë e tregojnë me megafon në dorë, ndërsa nxiste protestuesit. Përreth tij ka vetëm tym e flakë.

Foto tjetër është nga “lufta” që bënin deputetët e Partisë Socialiste për të hyrë me dhunë në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Tahiri duket që ka hipur mbi policët, për të kaluar rrethimin që i bëhej institucioneve nga opozita e atëhershme.

Të njëjtën qasje delikate ndaj protestës e shfaqi Erjon Veliaj disa dite me pare. Kryetari i Bashkisë se Tiranes shprehu shqetësimin se çadra e PD bllokoi bulevardin, kur ai vetë ishte pjesë e grevës së urisë së PS në 2010, kur bulevardi u bllokua në të njëjtën mënyrë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here