Kotzias: “Çështja çame” , nuk është e negociueshme për shtetin grek

0
181

Sqarohet se si ndodhi që në Bruksel çështja çame u përmend si temë e pazgjidhur në bisedimet mes Shqipërisë dhe Greqisë. Klasifikimi i kësaj çështjeje në radhën e temave të hapura mes Shqipërisë dhe Greqisë nga komisioneri Hahn, shkaktoi një ‘furtunë’ të vërtetë në Greqi dhe një entuziazëm jo të vogël në Tiranë. Greqia dhe Shqipëria kanë shkruar secila nga një dokument informal, të quajtur në zhargonin diplomatik ‘non paper’, ku rendisin çështjet që secila palë kërkon të zgjidhet. Në letrën e Shqipërisë përmendet edhe çështja çame, ndërsa në atë të Greqisë nuk ka asnjë ndryshim të qëndrimit lidhur me këtë çështje. Të dyja letrat i janë dërguar Komisionit Europian dhe partnerëve të tjerë. Në një intervistë për radion greke ‘Alpha’, referuar dy dokumenteve informale ose ‘non paper’ që Shqipëria dhe Greqia kane shkëmbyer mes tyre, ministri i jashtëm grek Kotzias tha se e vetmja reference ndaj çështjes çame në qëndrimin grek ishte se ajo është e panegociueshme për Greqinë. “Referenca e vetme në letër ishte se çështja nuk është e negociueshme për shtetin grek’- tha ai. Mediat greke shkruajnë se Greqia përgënjeshtron kështu deklaratat e ministrit Bushati, se çështja çame do të jetë në axhendën e bisedimeve dypalëshe. Kotzias shprehet në radio se çështja në fjalë është e panegociueshme, pavarësisht se komisioneri Hahn e përmendi specifikisht si çështje për t’u zgjidhur mes vendeve. Edhe zëdhënësja Maja Kocijancic, dy ditë më pas përforcoi komisionarin, kur tha se Brukseli dëshiron që dy vendet të zgjidhin çështjet e mbetura pezull me tyre, pa përmendur specifikisht çështjen çame Mbetet për t’u parë nëse çështja çame do të jetë në tryezë kur palët të nisin zgjidhjen e çështjeve të hapura mes tyre, sipas një platformë negocimi të propozuar se pari nga Greqia ndaj Brukselit. Në praktiken e Brukselit, çdo vend aspirant për tu anëtarësuar në BE duhet të mos ketë probleme të pazgjidhura me vende të tjera anëtare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here