Ndahen Chiara Ferragni dhe Fedez

0
142

Mediat në Itali raportojnë se Chiara Ferragni dhe Fedez janë ndarë.

Sipas “Corriere”,  Fedez është larguar nga shtëpia të dielën e kaluar.

Shkaku i ndarjes raportohet se ishin problemet e fundit ligjore të Ferragnit me Fedez që e akuzoi blogeren se imazhi i keq i Chiara-s po i prishte punë me bizneset e tij.

Por krisja e marrëdhënies së tyre thuhet se nisi që në Sanremon e vitit të kaluar, kur Fedez u puth në skenë me një burrë.

Raportohet se Chiara ka dashur të ndahet më herët prej tij, por sëmundja e Fedez e bëri ta shtynte vendimin. Chiara dhe Fedez kishin 5 vite të martuar dhe janë prindër të dy fëmijëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here