Deti me Greqinë, Meta: Delikate, seanca në Kuvend do të jetë e mbyllur, deputetëve do u heq celularët!

0
71

Presidenti Ilir Meta foli në emisionin “Log” për çështjen e kufirit detar me Greqinë.

Kreu i shtetit ishte i kujdesshëm duke mos dhënë shumë informacion për atë që po ndodh mes institucioneve pasi e cilësoi temë delikate.

Për këtë çështje, pra kufirit detar me Greqinë, Ilir Meta u shpreh se kur të shkojë në parlament sepse sipas tij “ka të bëjë më të tërën, do ta bëjmë seancën e mbyllur.

Sepse është një çështje që duhet diskutuar me përgjegjshmëri me transparencë me të tërë por nuk është se duhet ta dijë çdo qytetar jo se ka problem…”. Deputetëve tha më tej kreu i shtetit, në këtë seancë duke qenë se do të jetë me dyer të mbyllura do t’u hiqen celularët.

“Mos hyjmë tek kjo çështje, do të…dëgjo. Kjo çështje u provokuar nga Edi Rama në mënyra dhe forma të ndryshme, presidenti ka qenë shumë korrekt në raport me vendimin e gjykatës Kushtetuese, e cila sqaroi kompetencat për marrëveshjet ndërkombëtare dhe presidenti ka bërë gjithçka korrekte.

Nuk dua të hyj se është çështje delikate. Unë disa lojëra me grup negociator… unë i kam thënë mos u bëj presion ekspertëve, nëse do i japësh zgjidhje politike, hajde ti ta jap unë, merre ti përsipër.

Nuk dua të hap një sherr tjetër, pasi kjo çështje mund të shkojë prapë në Kushtetuese. Do i marrësh ti këto përgjegjësi. I kam thënë mos u bëj presion ekspertëve të grupit negociator. Pa pritur në verë u rihap kjo temë duke provokuar presidentin.

Nëse për reformën në drejtësi do të shkojë në parlamentin e ri dhe do të kërkoj seancë të hapur për të gjithë shqiptarët dhe të vijnë edhe partnerët dhe aktorët vendas në qeveri dhe opozitë, për këtë çështje do të shkoj në parlament sepse ka të bëjë më të tërën, por do ta bëjmë seancën e mbyllur.

Sepse është një çështje që duhet diskutuar me përgjegjshmëri me transparencë me të tërë por nuk është se duhet ta dijë çdo qytetar jo se ka problem…do heqim celularët.

Sepse është një çështje që duhet diskutuar me përgjegjshmëri me transparencë me të tërë por nuk është se duhet ta dijë çdo qytetar jo se ka problem…(do heqim celularët).

Presidenti ka qenë 100% korrekt me çdo aktor vendas, ndërkombëtar dhe palën greke. Presidenti nga Kushtetuta nuk lëviz asnjë milimetër” shpjegoi Meta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here