Jehona e protestës në mediat e huaja/ Meta: Ishte madhështore, sukses i madh në arenën ndërkombëtare

0
246

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, shkruan se protesta e djeshme ishte madhështore.

 

Ai shton se ky ishte një sukses i madh në arenën ndërkombëtare i betejës pa kthim të popullit shqiptar në mbrojtje të pluralizmit, të lirive, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor.

POSTIMI

Protesta e djeshme madhështore e qindra mijëra qytetarëve të lirë kundër narkoshtetit dhe mesazhi i qartë që ajo dha është përcjellë gjerësisht në mediat më prestigjioze të botës.

Një sukses i madh në arenën ndërkombëtare i betejës pa kthim të popullit shqiptar në mbrojtje të pluralizmit, të lirive, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here