Hoti i përgjigjet ashpër Vuçiç: Nuk ka marrëveshje me Serbinë pa njohje reciproke

0
27

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti i është përgjigjur ashpër Presidentit serb Aleksandër Vuçiç, pas deklaratës së këtij të fundit se nuk do ta njohë Kosovën.

Hoti ka thënë se në mungesë të një njohje reciproke, mes dy vendeve nuk do të ketë marrëveshje, ndërkohë që sheh si zgjidhje të vetme dialogun.

Hoti: Nuk ka marrëveshje me Serbinë pa njohje reciproke

Kosova mbetet e përkushtuar që të gjitha çështjet e hapura me Serbinë të përmbyllen përmes dialogut, i cili po zhvillohet në Bruksel, me ndërmjetësimin e BE-së.

Deklaratat se fqinji ynë verior nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës nuk i kontribuojnë dialogut. Dialogu ka rifilluar mbi parime të qarta për marrëveshje përfundimtare për normalizim të marrëdhënieve dhe njohje reciproke, dhe nuk do të ketë marrëveshje të pjesshme. Nëse nuk do të ketë njohje reciproke, atëherë nuk do të ketë as marrëveshje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here