Paloka: Çfarë më kujtoi e çfarë më tregoi protesta e djeshme

0
246

Nga Edi Paloka

 

Ka nje date ne historikun e levizjes antikomuniste ne Shqiperi qe pak kujtohet. Eshte 28 janari i 1990.

Kishin ndodhur perplasjet e para me regjimin ne Shkoder e ne Kavaje , por regjimi ja kishte dale ti “mbyllte” me terror dhe ti mbulonte perkohesisht me erresiren e heshtjes. Sidoqofte “thashethemet” funksiononin ne ate kohe ne vend te mediave te munguara . Keshtu qe me vonese, por edhe ne Tirane u morr vesh cfare kishte ndodhur. Atehere pak nga pak , e grupe-grupe vendosem qe duhej bere dicka ne Tirane se vetem ashtu do te kishte jehone e nuk do mund te kalonte ne heshtje. Shqiperia dhe nje here kish mbetur e fundit. Komunizmi kishte rene ne gjithe vendet e tjera te Lindjes ndersa tek ne dukej se asgje nuk do ndryshonte.

Ne ato kushte u perhap goje me goje , vetem tek njerzit qe kishim besim , thirrja per proteste ne Tirane. Kodi ishte :” Koncert ne shesh te dielen ora 6 pasdite”. Keshtu sapo takonim te njohur , pyetja :” A do vish tek koncerti i te dieles ? “ na tregonte paraprakisht se sa kishte funksionuar thirrja.

Funksionoi. Nderkohe thashethemi u pasurua nga goja ne goje e kur u kthye tek ne qe e kishim filluar, u kthye i pasuruar : “ Do te flas nje prift, ish i burgosur”; “Do te jene gjithe ambasadat e huaja ne shesh”( vazhdonim prisnim aleatet”…)

Me 28 janar , ora 6 sheshi ishte i mbushur me qytetare dhe me sigurimsa e sampiste. Te gjithe qarkullonin ne heshtje sikur kishin dale per nje shetitje te zakonshme, por te gjithe e dinim pse ishim aty. E dinte dhe Sigurimi qe beri arrestime perpara dhe pas megjithese nuk pati asnje akt “kompromentues”. Megjithate ai 28 janar pati nje vlere te madhe sepse ne pame se sa shume ishim dhe mbi te gjitha trembem friken. Ne grupe te vogla ne komunikonim e flisnim kunder regjimit, po askush nuk e dinte se sa ishim te gjithe bashke. Kush e ka jetuar kohen e di shume mire. Perfundoje ne burg per nje fjale goje.

Edhe protesta e djeshme , megjithese duket paradoksale pas 34 vitesh, e kishte kete vlere. Largimet masive te shqiptareve( mbi nje milion), represioni i vazhdueshem i regjimit te sotem ndaj kundershtareve dhe situata e veshtire qe kaloi PD ne keto dy vite, na benin ne te prisnim me nje lloj “ankthi” se sa do te na pergjigjeshin shqiptaret !

Pergjigjen e morrem ne dhe ata qe shpresonin te kunderten!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here