I akuzuar për vrasjen e Nikulajt/ Portugezi refuzon të flasë

0
80

ekstraduar në Shqipëri nga Maroku prej fundit të vitit që lamë pas, portugezi Ruben Saraiva i vënë nën akuzë për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin ka refuzuar të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë.

Paraditen e 17janarit 28-vjeçari, u mor në pyetje për rreth 2 orë në Drejtorinë Vendore të Policisë në Lezhë, në prani dhe të dy prokuroreve të çështjes Erjon Shehaj dhe Françesk Ganaj.

Gjatë bisedes me portugezin përfaqësuesit e organit të akuzes, mësohet t’i kenë ofruar dhe bashkëpunim në këmbim të lehtesimit të pozitave penale, por Ruben Saraiva ka mohuar përfshirjen e tij në ngjarjen e rëndë të Shëngjinit.

Sipas burimeve mediatike, hetuesit i kanë drejtuar një sërë pyetjesh portugezit Ruben Saraiva, që kanë të bëjnë me hetimin e kësaj çështje. Ndër të tjera, ai ka pranuar njohjen me Edmond Haxhinë (dyshohet organizatori i atentatit), ku krahas pranisë së tij me pushime në Shqipëri ka pohuar se kishin bërë plan të mbillnin lëndë narkotike.

Ndërkohë me kërkese të avokatit mbrojtës të caktuar nga Gjykata për të ruajtur sigurinë e shtetasit Portugez, Ruben Saraiva është dërguar në burgun 313 në Tiranë, ku po qëndron në pritje për tu përballur me drejtësinë.

  • Si ndodhi vrasja

Nikulaj u ekzekutua në prill të vitit 2023 teksa po qëndronte ulur brenda biznesit të tij, kur portugezi me skafandër hyri dhe qëlloi disa herë me pistoletë, duke e lënë të vdekur në vend. Pas ngjarjes, anglezët që ishin në rolin e vëzhguesit u larguan nga Rinasi dhe ndërsa ekzekutori Ruben Saraiva në rrugë tokësore shkoi fillimisht në Greqi, me pas në Maltë dhe destinacioni final ishte Maroku ku dhe u arrestua.

  • Krimet që pasuan vrasjen e Ardian Nikulajt

Vrasja e Nikulajt pasoi ngjarje të tjera kriminale të cilat janë ende pa autor. Në korrik të këtij viti në Balldre të Lezhës u ekzekutua Nikolin Lekstakaj, ndërsa më 4 dhjetor 2023 u ekzekutua me breshëri plumbash Etjan Nikulaj, djali i xhaxhait të Ardian Nikulaj, teksa po lëvizte me automjetin e tij fuoristradë ML në aksin rrugor Lezhë-Milot. Pista kryesore e hetimeve është ajo e gjakmarrjes mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here