Sot, Kosova 16 vite shtet! Kurti: Mirënjohje aleatëve për rrugëtimin tonë

0
124

16 vite më parë, në një sallë të mbushur plot, ku e gjithë vëmendja e botës ishte drejtuar aty, mori jetë ëndrra, Kosova shtet i pavarur. Hashim Thaçi, atë ditë Kryeministër, sot në Hagë i akuzuar për krime lufte, nënshkroi deklaratën e pavarësisë, Kosova, shtet i pavarur dhe demokratik.

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës është bërë në një mbledhje të jashtëzakonshme ku merrnin pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, më 17 shkurt të vitit 2008 në ora 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë.

Shënimi i 16-vjetorit të pavarësisë së Kosovës nisi me mbledhjen e Qeverisë së Kosovës. Në fjalën e tij, kryeministri Albin Kurti deklaroi se vijmë nga një betejë çlirimtare që rrënjët i ka nga Rilindja shqiptare.I mbijetuam gjenocidit të fundit të shekullit 20, dhe pas luftës shkatërruese ndërtuam shtëpitë tona dhe me ndihmën e aleatëve ndërtuam shtëpinë tonë të përbashkët Republikën e Kosovës”, deklaroi Kurti

Ai shtoi se Kosova do të jetë shtëpi e të gjithë qytetarëve te saj, jo vetëm e shqiptarëve, por edhe të gjithë komuniteteve që jetojnë në Kosovë. Kurti tha se Kosova po bën hap të drejtë në rrugën e saj evropiane. Integriemt euroatlantike kanë ylli ynë polar në rrugën ku po shkojmë.

Sipas tij, vizioni i vendit është i qartë dhe se rreshtohemi me kombet paqeruajtease.

Ai tha se teksa festojmë përvjetorin e pavarësisë kujtojmë çdo jetë të humbur dhe gjakun e derdhur për çlirimin dhe pavarësinë e vendit.

U jemi falënderuar atyre që kanë kontribuar në luftën e UCK dhe në pavarësinë e vendit. Mirënjohje aleatëve për rrugëtimin tonë”, vijoi Kurti.

Kur kanë kaluar 16 vite, ende sot Kosova përballet me sfida të mëdha, ku tensionet me Serbinë që vijon të hezitojë për ta njohur tashmë si shtet i pavarur, sa vijnë dhe po shtohen, e ku dialogu i ndërmjetësuar nga SHBA-BE duket se nuk po sjellë fryte.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here