Gjykata Kushtetuese cakton datën për vendimin e Belerit

0
60

Është caktuar data 19 mars për mbajtjen e seancës në Gjykatën Kushtetuese ku do të trajtohet kërkesa e Fredi Belerit shfuqizimin si anti-kushtetues të vendimit të Gjykatës së Lartë, që nuk e lejoi të kryente betimin si kryebashkiak i Himarës.

Konkretisht Beleri kërkon shfuqizimin e 3 vendimeve, të Gjykatës së Lartë në 25 korrik që i rrëzoi kërkesën për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës, të GJKKO-së në 22 maj që i caktoi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ si dhe të Apelit të GJKKO-së në 1 qershor që la në fuqi vendimin e marrë nga shkalla e parë.

Seanca në Gjykatën Kushtetuese do të mbahet në orën 10:00.

Kujtojmë se Kushtetuesja ka publikuar datën e seancës vetëm 3 ditë pasi SPAK dha pretencën për dënimin me 2.6 vite burg të Fredi Belerit si dhe 2 vite burg për Kokaveshin të cilat sipas sugjerimit të SPAK të konvertohen në katër vjet shërbim prove.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here