Lëvizte në sens të kundërt në autostradën Milot-Morinë, arrestohet 32-vjeçari

0
57

Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia pasi lëvizte me automjet në sens të kundërt në autostradën “Milot-Morinë”, duke rrezikuar jetën e drejtuesve të tjerë të mjeteve në këtë aks.

Gjatë kryerjes së veprimeve procedurale, ky shtetas kundërshtoi me forcë punonjësit e Njësisë së Policisë Rrugore për Sigurinë e Autostradës.

“Shërbimet e Njësisë së Policisë Rrugore për Sigurinë e Autostradës “Milot-Morinë” kanë konstatuar një automjet tip “Volkswagen” që qarkullonte në sens të kundërt të lëvizjes në autostradë dhe si pasojë ishte rrezik potencial për ngjarje rrugore me pasoja. Menjëherë i janë vënë në ndjekje automjetit dhe pas ndalimit kanë identifikuar drejtuesin e tij, shtetasin D. G. Në përfundim të veprimeve procedurale oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin D. G., 32 vjeç, banues në fshatin Matranxh, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt””, sqaron policia.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here