Berisha: Deputetët socialistë ikën nga Parlamenti sa iu përmenda Rozetën!

0
197

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta lidhur me paratë e gjetura në shtëpinë e pastrueses Rozeta Dobi. Komentet Berisha i bëri gjatë debateve në Kuvend, por edhe gjatë fjalës së tij jashtë Kuvendit.

Berisha i bëri thirrje ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja dhe Elisa Spiropalit që të betohen nëse 600 mijë eurot e sekuestruara në banesën e pastrueses Rozeta Dobi nuk i përkasin atyre.

Berisha tha se ka zëra, edhe nga të tyre (Të PS) se ato para iu përkasin këtyre ministrave.

“O Ulsi, këta të tutë thonë dhe për ty, unë nuk e di. Të tjerë flasin për Elisën, faktikisht 600 mijë euro presin të kujt janë. Hajde thoni këtu, hajde betohuni këtu që nuk janë tuajat. Urdhëro, ikën ja mbathën, sa dolën eurot e Rozetës ja mbathën. Hajdeni betohuni! Bëj be më mirë se vetëm me betim mund të dilni mënjanë, ikën se kanë frikë nga vetja, edhe ky Facebook-u duhet të lidhet shumë mirë. Zotohem të nderuar qytetarë se kjo pozitë do funksionojë, ne funksion të interesave tuaja. Ky parlament ia mbathi se nuk duronte dot rikthimin e opozitës në parlament”, tha Berisha.

Gjithashtu Berisha deklaroi se asnjë prej anëtarëve të mazhorancës nuk ishte i zoti të dilte dhe të përgënjeshtronte akuzat e tij lidhur me skandalin e pastrueses dhe mijëra eurove të vjedhura.

Berisha shtoi se vetëm ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, bëri disa tentativa të paqarta për të pranuar “pronësinë” e parave, ndërsa shtoi se këto para presin autorësinë e ministrave.

“Asnjë prej tyre nuk ishte i zoti të dilte dhe të thoshte ajo nuk ka punuar në shtëpinë time, bëri ca tentativa Pelshi por të paqarta. Janë 600 mijë euro që presin autorësinë e ministrave. E patë si u prish parlamenti kur kërkova të na thonë ku ka punuar Rozeta.

Ose do e zgjidhe ky grup atë, janë 620 mijë votues të cilët kanë votuar për opozitën e cila nuk ka gjë në dorë përveç kontrollit dhe fjalës, këta nuk duan të na i lejojnë por ne do i fitojmë të dyja. Të gjitha format do jenë. Sot foli opozita, këta përpiqen me çdo kusht që opozita të mos flasë, kjo ka marrë fund, ne kemi marrë vendimet tona dhe do i njihni dora dorës. Parlamenti është tribunë e të dyja palëve, opozita e përdor vetëm për transparencë. Ne do përgjigjemi me të gjitha format demokratike. Protesta është më afër se ç’mendoni”, tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here