Çfarë është miti Berishës që po përpiqen ta rrëzojnë dhe nuk munden?

0
131

FJALA E ALFRED LELËS

Duhet të jetë patjetër thërrmija e Zotit që ju shtyn këtu prej 29 netësh në të ftohë, në një dimër që së shpejti do të kthehet në pranverë. Dikush para ca netësh më tha: Pse vjen me kapele a ke frikë kjo është përgjigjja ime.(heq kapelën dhe vendos një kapele që mban logon e Partisë Demokratike).

Përgjigja e dytë është kjo: dikush që i ka të hequr pantallonat para kryeministrit kreut të patronazhistëve nuk do të kishte frikë të hiqte dhe të vendoste kapele kështu që të paktën këtë e zgjidhëm. Vëllezër dhe motra lejen për pluralizëm e ka dhënë vetë Zoti që të Arka e Noes kur e mbushi me të gjitha gjallesat tha le të bëhet pluralizëm.

Dhe vjen një burrë që quhet Edi Rama i cili mendon se ky komb ky vend nuk e meriton pluralizmin. Në sjelljen tipike të një të majti që kundërshtojnë Zotin por duan ta luajnë Zotin, duan të jenë ato Zoti dhe ne i themi jo dhe vetëm jo.

Kam dëgjuar folës pasionantë entuziastë të çliruar nga frika prej 29 netësh në këtë shesh që është kthyer në parlamentin e vërtetë të këtij vendi. Disa prej tyre thanë me të drejtë se ky ka qenë një komplot kundër Sali Berishës. Kanë të drejtë vetëm përgjysmë në fakt, ka qenë një komplet kundër jush, kundër nesh, kundër popullit shqiptar, kundër pluralizmit sepse nëse i shikoni ngjarjet me vëmendje Sali Berishës i kërkuan të bëhet pjesë e komplotit i thanë që: Sali tërhiqu, bëhu dëshmitar i rrem kundër vetës dhe kundër demokratëve, lëri këta të bëjnë qeveri koalicioni, Rama dhe Basha, pranoje Ballkanin e Hapur, pranoje ndryshimin e kufijve, ndarjen e Kosovës dhe nëse ti i pranon këto Sali ti je burri i mirë, nuk je non grata, të duam shumë. Bëhu pjesë e komplotit kundër demokratëve, kundër shqiptarëve, kundër Shqipërisë. Sali Berisha tha: Jo.

Dhe kjo është arsyeja që ne jemi sot këtu. Pra me një logjikë të thjeshtë nuk jemi për Sali Berishën jemi dhe për të por jemi dhe për veten jemi për secilin shqiptar që nuk janë sot këtu sepse mund të kenë frikë sepse aq jua pret mendja sepse i ka zënë ajo që unë dua ta quaj obeziteti i demokracisë. Ju pëlqen të mos e vrasin mendjen.

Në fund dua të përshëndes Doktori Berishën  të cilin sado mundohen ta izolojnë nuk i sigurojnë gjë tjetër veçse lartësi të stuhishme. E kanë nisur sulmin ndaj tij më herët ’92, ’94, ’96, ’97, 2001 e me radhë  por mitin nuk ja kanë rrëzuar dot.

Dhe këtë herë ata vijnë për të rrëzuar mitin e Sali Berishës. Çfarë është miti i Sali Berishës? Kur të vini në hyrje të asaj rruge ajo e ka emrin ‘Mustafa Matohiti’ por askush nuk e thërret me atë emër të gjithë e njohin si ‘Rruga e Salës’, ‘Rruga e Berishës’ dhe ky është miti i Sali Berishës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here