Pas dorëheqjes së qeverisë, Maqedonia e Veriut do drejtohet nga kryeministër shqiptar

0
83

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, sot do të mbajë sot një takim në të cilin do të saktësohen datat për zgjedhjen e qeverisë Teknike.

Xhaferri pritet të jetë edhe kryeministri i qeverisë teknike, pas dorëheqjes së kabinetit aktual.

Më tej ai do të ketë një takim informal me përfaqësues të mediave, në të cilën siç është paralajmëruar, do të bisedohet për aktivitetet vijuese dhe të ardhshme të Kuvendit.

Deri të dielën në mesnatë, 28 janar, vendi duhet të ketë qeverinë e tretë teknike.

Kujtojmë se ditën e sotme kryeministri Dimitar Kovaccevski do të japë dorëheqje, që do të thotë dorëheqje e gjithë qeverisë. Në takimin me gazetarët, Xhaferi pritet të bëjë të ditur se kur ai do të japë dorëheqje. VMRO-DPMNE konfirmoi se pas Komitetit ekzekutiv të partisë sonte do t’i shpallë emrat e ministrave teknikë të Punëve të Brendshme, Punës dhe Politikës Sociale dhe ministrat plotësues të Financave, Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe të Bujqësisë.
Zgjedhjet parlamentare, paraprakisht informuan se në seancën e re parlamentare të caktuar për të premten, do të konstatohen dorëheqjet e Kovaçevskit dhe Xhaferit dhe se më pas do të bëhet zgjedhja e kryetarit të ri të Kuvendit, Jovan Mitreski nga LSDM-ja.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here