Vodhi 2 mln lekë dhe dy televizorë në një banesë, kapet pas 8 vitesh autori

0
84

Zbardhet pas 8 vitesh vjedhja e një banesë në Kolonjë. Policia e Lushnjes ka vënë në pranga një 43-vjeçar si autor i vjedhjes së 2 milion lekëve të rinj dhe dy televizorëve.

“Në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura më parë, pas një pune hetimore nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me Prokurorinë Lushnjë, u bë e mundur zbardhja e vjedhjes në banesën e shtetasit A. V., në fshatin Kolonjë, në vitin 2013. Si rezultat i punës hetimore u ndalua autori i dyshuar, shtetasi M. Sh., 43 vjeç, banues në Berat, i cili ka vjedhur në banesën e shtetasit A. V., shumën 2.050.000 lekë të rinj dhe 2 televizorë”.    

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here