Ndahet nga jeta mjeshtri i valles, Meta shpreh ngushëllime: Njeri fisnik e atdhetar, i papërsëritshëm…

0
156

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka shprehur dhimbjen e thellë dhe vlerësimin më të lartë, për mjeshtrin e valles shqiptare, Rexhep Çelikun, i cili ndërroi jetë sot.

Meta shkruan sot në rrjetet sociale këto radhë:

Me dhimbje të thellë mësova lajmin drithërues të ndarjes së parakohshme nga jeta të Rexhep Çelikut, emblemës së valles dhe traditës sonë kulturore, mjeshtrit të madh të skenës së Ansamblit tonë Shtetëror, të papërsëritëshmit të kërcimit tonë popullor, njeriut fisnik e atdhetar, frymëzimit të spikatur të brezave të artistëve të rinj.

I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, njerëzve të tij të dashur e kolegëve për këtë humbje të madhe e të pazëvendësueshme.

Ditsa ditë mëparë, pasi Meta e dekoroi Çelikun me titullin “Nderi i Kombit”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here