Rrënqeth Flutura Açka: Pushofsh në paqe Aurora Basha, faleminderit për ditët e vrullshme në fushatë!

0
245

Flutura Açka, deputetja e PD e zgjedhur më 25 prill, ka zbuluar sot portretin e bukur dhe fatin e trishtë të një vajze të re, studente që bashkëpunoi me të gjatë fushatës elektorale në Elbasan: të Aurora Bashës, 20-vjeçares e cila ndërroi jetë të premten në mënyrë tragjike.

“Pushofsh në paqe Aurora Basha, – shkruan Açka. – Faleminderit për ditët e bukura e të vrullshme që ndave me në në fushatë. Fytyra jote e paqtë dhe rinia jote e këputur do t’i mungojë auditorëve të universitetit, edhe neve që të njohëm e të deshëm. Në emër të të gjithë shtabit elektoral, i përcjellim ngushëllime familjes. Qoftë hera e fundit që rrugët shqiptare përgjaken kësisoj,” përfundon shkrimtarja dhe deputetja.

Aurora Basha nga Lushnja, vajza në fotografi, mbeti viktimë në aksidentin që ndodhi dje në urën e Bubullimës në Lushnjë, pasi taksia me të cilën ajo udhëtonte ra përmbys në ujë. Bashkë me Aurora Bashën humbi jetën edhe taksisti 68-vjeçar nga Berati, Xhezmi Oshafi.

Image

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here