Të rinjë nga Lezha protestë para Kushtetueses: Të shfuqizohet marrëveshja Rama-Meloni për refugjatët

0
49

Një grup të rinjsh nga Lezha kanë protestuar këtë të enjte para Gjykatës Kushtetuese, ku po zhvillohet seanca për shqyrtimin e padisë së deputetëve demokratë kundër marrëveshjes Rama-Meloni për strehimin në vendin tonë të refugjatëve nga vendet e Afrikës që kapen ilegalisht në brigjet italiane.

Në prononcimet për mediat, ata shprehen kundër ngritjes së dy kampeve për refugjatët në Shëngjin dhe Gjadër, ashtu siç edhe e përcaktonte marrëveshja e nënshkruar në Romë nëntorin e vitit të shkuar mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes italiane Georgia Meloni.

Protestuesit kërkojnë njëzëri shfuqizimin e marrëveshjes, pasi sipas tyre është antikushtetuese dhe precedent i rrezikshëm.

Ndërkohë, sipas padisë, 30 deputetë të opozitës e konsiderojnë marrëveshjen mes dy vendeve si cënuese të Kushtetutës së Shqipërisë por dhe të ligjit ndërkombëtar. Po ashtu, edhe ekspertët vendas dhe të huaj janë shprehur skeptikë për një marrëveshje e cila i jep të drejtën e plotë Italisë për menaxhimin e krizës së emigrantëve, duke shfrytëzuar një territor të huaj të një shteti fqinj si Shqipëria, që nuk është vend anëtar i Bashkimit Europian.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here