Çështja “Beleri”/ Athina pengon lidhjen e marrëveshjes së Mbrojtjes mes BE-së dhe Shqipërisë

0
93

Athina është duke bllokuar një marrëveshje të Mbrojtjes dhe Sigurisë BE-Tiranë dhe shkak për këtë është burgosja e Fredi Belerit.

Media greke “Ekathimerini”, shkruan se pak ditë më parë në Bruksel u mbajt një takim në nivel teknik, qëllimi kryesor i të cilit ishte lidhja e një sërë marrëveshjesh të mbrojtjes dhe sigurisë me vendet brenda dhe jashtë Evropës, përkatësisht Kanadanë, Japoninë, Gana, Moldavinë, Norvegjinë dhe Korenë e Jugut.

Greqia kundërshtoi lidhjen e marrëveshjes me Shqipërinë, duke këmbëngulur se duke qenë një vend që dëshiron të anëtarësohet në BE, duhet të jetë në përputhje me acquis evropiane, e cila përfshin respektimin e shtetit ligjor si element bazë.

Në këtë sfond, grekët propozuan Maqedoninë e Veriut si vendin më të përshtatshëm për të lidhur një marrëveshje të mbrojtjes dhe sigurisë me BE-në, pasi ajo ka treguar një performancë më të mirë në fushën e sundimit të ligjit.

Propozimi grek nuk u pranua, por as çështja e Shqipërisë nuk eci përpara, me gjithë mbështetjen shumë të fortë të italianëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here