“Palaçot thonë kemi bërë reforma”/ Manjani: 1 mln shqiptarë kanë ikur nga Shqipëria, në 8 qarqe ka më shumë pleq se të rinj

0
107

Juristi Ylli Manjani i ftuar në ‘A Shoë’ me Adi Krastën është shprehur se nga censusi i fundit ka dalë se në Shqipëri jetojnë 1.8 milionë banorë.

Manjani u shpreh se me ardhjen e Ramës në pushtet, 1 milionë shqiptarë kanë ikur, jo sepse nuk kanë punë e para, por nuk kanë siguri për asgjë.

‘Si është denatyruar struktura e shoqërisë.

E tmerrshme, në 8 qarqe nga 12 numri i pleqve është më i madh se i të rinjve.

Katastrofë.

Dhe palaçot thonë kemi bërë reforma. Kanë bërë faqen e tyre të zezë. Kanë larguar njerëzit nga shtëpitë e tyre.

Plakje totale, shkatërrim.

Reforma? Çfarë reformash kanë bërë këta, kujt i shet mend ti për reforma, duke përzënë njerëzit nga territori.

2.8 milionë banorë kanë qenë në censusin e vitit 2011. 2.8 milionë.

Sot nëpër dhëmbë e nxjerrin, sepse nuk guxojnë ta nxjerrin shifrën. Është 1.8 milionë banorë.

Është 1 milionë më pak për 10 vite. 1 milion më pak shqiptarë. Se shqiptarët ikin, shohin punën e tyre.

Kush ka një punë, një zanat, çan e ikën.  Nuk ikën se nuk ka lek, se lek në Shqipëri ka sa të duash, kemi klime, ka territor, ka shtëpi. Të gjitha këto i kemi ne.

Por ikin se nuk ka siguri.

E dini ju se letrën e pronës sot që mezi e ke blerë, shqiptari sot nuk e ka në xhep, por e ka në një sistem që nuk dihet se ku është. Pasiguri totale.

Prona e pasigurtë. E blen me investimet e jetës dhe vjen një batalion me policë dhe ta shembin.

5 maji, unaza, Shkoza, bregu, sa raste doni në Shqipëri.

Prona sot është katastrofë ta merr shteti’, tha Ylli Manjani.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here