“Borxhi publik u rrit me 2 mld dollarë”, Panariti: Humbja për çdo shqiptar 1200 usd në vit…

0
153

Edmond Panariti, ish-deputet dhe ish-ministër i LSI, ka reaguar lidhur me atë që e konsideron si katastrofa ekonomike dhe e varfërisë, brenda 1 viti.

Panariti shkruan se borxhi publik u rrit me 2 mld dollarë, ndërsa ulja e prodhimit të përgjithshëm me 1.4 mld dollarë.

“3.4 miliard dollarë firo, ose afërsisht 1200 dollarë për çdo shqiptar humbje vetëm për një vit. Ose sa pensioni vjetor i një pensionisti për çdo banor”, shkruan Panariti.

Postimi nga Edmond Panariti:

Aritmetika e katastrofës dhe e varfërisë brenda një viti.

Borxhi publik rritur me 2 miliard dollarë.

Ulja e prodhimit të përgjithshëm me 1,4 miliard dollarë. Këto sipas statistikave të FMN.

Pra shuma :

3.4 miliard dollarë firo, ose afërsisht 1200 dollarë për çdo shqiptar humbje vetëm për një vit.

Ose sa pensioni vjetor i një pensionisti për çdo banor.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here