Arsenali i armëve në Gramsh, Policia jep detajet: Ku u gjetën granatat dhe municioni luftarak

0
105

Në një banesë në fshatin Çekrezë në Gramsh janë gjetur në disa arka disa granata dhe një sasi municioni luftarak.

Policia njoftoi se ato janë gjetur në një banesë të vjetër prej guri dhe të pabanuar pasi pronari nuk jeton më.

“Në fshatin Çekrezë, në një banesë të vjetër prej guri dhe të pabanuar (pronari i së cilës nuk jeton më), janë gjetur në arka të vjetra, disa granata dhe një sasi municioni luftarak”, njoftoi policia.

Uniformat blu kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes ku janë konstatuar lëndët plasëse. Atje është ngritur një perimetër sigurie dhe vijon puna për dokumentimin ligjor të rastit.

Më konkretisht, në kasolle janë gjetur:

1. Rreth 50 granata dore mbrojtëse

2. 17 granata sulmuese

3. Rreth 30-40 granata dore me bisht druri

4. Një sasi ndezësash të futur në kuti plastike

5. 200-300 fishekë kallashnikovi

6. Një sasi fishekësh 7.62 mm

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here