Të lindurit në këto muaj janë më të prirur për t’u sëmurë

0
123

Mund të duket e çuditshme, por fëmijët të lindur në disa muaj specifikë mund të jenë më të rrezikuar që të preken nga sëmundjet ndryshe nga fëmijët që lindin në muaj të tjerë.

Në një studim të bërë nga Universiteti i Kolumbias, sipas statistikave të regjistruara që prej 1985-s deri në 2015-n, për rreth 1.75 milionë sëmundje është dalë në rezultatin se të lindurit në muajt shtator, tetor dhe nëntor janë më të predispozuar të sëmuren.

Të lindurit në shkurt, mars, prill, maj dhe korrik kanë më tepër imunitet ndaj sëmundjeve, ndërkohë që të lindurit në qershor, gusht, janar dhe dhjetor nuk kanë ndonjë karakteristikë të këtij lloji.

Studiuesit kanë thënë se ky raport nuk duhet të trembë prindërit për muajin që ata planifikojnë të lindin beben e tyre, sepse ka edhe shumë faktorë të tjerë që kontribuojnë në rezultatet e mësipërme, siç mund të jenë kushtet e mjedisit ku lind fëmija si dhe vendi në të cilin rritet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here