Në udhëkryq/ Meta: LSI e gatshme për çdo reformë PS-PD, nuk kemi luksin ta votojmë pa konsensus

0
149

download (2)

 

“Referendumi për të drejtën e opozitës, absurditet”

Meta: S’ka asnjë arsye për zgjedhje të parakohshme, të gatshëm për çdo reformë PS-PD, mjaft  të jetë konsensuale

 

“Lëvizja Socialiste për Integrim ka qenë dhe mbetet aktori më koherent në gjithë procesin e Reformës, nga fillimi i saj dhe deri më sot”

 

Gëzim Saliu

 

 

Në kushte kur koha është në limitet e saj, Kryetari i Kuvendit, njëherësh kreu i LSI-së Ilir Meta këmbënguli dje për domosdoshmërinë e arritjen e konsensusit mes PD e PS për reformën në drejtësi. Në mbledhjen e Kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim ai theksoi se forca që ai drejton është e gatshme të votojë çdo reformë PD-PS që është konsensuale mes palëve. “Lëvizja Socialiste për Integrim besoj se ka qenë forca politike më koherente në të gjithë këtë proces, që nga fillimi, duke patur parasysh edhe vështirësitë e dialogut politik, e kompromisit politik dhe konsensusit në vendin tonë. Është forca politike, e cila gjithmonë ka theksuar në raport me të gjithë aktorët vendas, por edhe me aktorët ndërkombëtarë të interesuar, se jo vetëm që është domosdoshmëri Reforma në Drejtësi, por është e vonuar dhe kërkohet një reformë e thellë. Dhe së dyti se LSI-ja do të votojë çdo reformë sipas standardeve të Venecias dhe përveç kësaj, madje është e gatshme që të votojë çdo reformë PS-PD, mjaft që të jetë me konsensus”, pohoi Meta.

 

Konferenca

 

Pas mbledhjes së Kryesisë së LSI-së, kreu i kësaj force zhvilloi një konferencë për mediat ku sqaroi qëndrimin lidhur me reformën ne drejtësi si edhe cështjet që po mbajnë palët larg konsensusit. Fillimisht Meta ka theksuar se Lëvizja Socialiste për Integrim ka qenë dhe mbetet aktori më koherent në gjithë procesin e Reformës, nga fillimi i saj dhe deri më sot. “Dihet që politika jonë për fat të keq ende konfliktuale dhe e polarizuar me një frymë të thellë mosbesimi . Për fat të mirë në çdo kohë mazhoranca dhe opozita në këtë vend kanë pranuar Komisionin e Venecias si institucionin e standardeve më të larta të Kushtetutës, të Ligjit dhe të së Drejtës. LSI-ja ka deklaruar përpara se t’i drejtoheshin të gjithë aktorët e interesuar Komisionit të Venecias se do të votonte dhe do të votojë gjithmonë një Reformë sipas standardeve të saj. Ashtu sikurse Lëvizja Socialiste për Integrim në vijimësi ka deklaruar se ka qenë e gatshme të votonte çdo konsensus midis Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike”, th ai. I pyetur  lidhur me mundwsinw e një referendumi për reformën në rast se nuk arrihet konsensusi, Meta e cilësoi këtë pikë si absurde. “Na është dukur shumë absurde, sepse nuk kemi dëgjuar ndonjë aktor politik në vend të thotë, që nuk e do Reformën në Drejtësi deri tani. Mund të kemi dëgjuar individë, por nuk kemi dëgjuar ndonjë aktor politik. LSI e mbështet idenë e referendumit dhe ai ka kuptim vetëm në një rast, duke patur në konsideratë situatën e deritanishme dhe angazhimin publik të kryetarit të PD-së, z. Basha se ata kanë vetëm një çështje, që kërkojnë të zgjidhet sipas rekomandimeve të Venecias. Dhe nëse ajo çështje zgjidhet sipas standardeve të Venecias, ata do ta votojnë këtë Reformë Kushtetuese për Drejtësinë në Kuvendin e Shqipërisë. Pra, në rast se PD edhe në momentin që edhe çështja e vetme e mbetur zgjidhet me dialog, me kompromis sipas standardeve të Venecias apo standardeve më të mira ndërkombëtare dhe më pas ngre një çështje tjetër apo sajon një pretekst tjetër, me qëllim që të mos japë konsensusin për Reformën në Drejtësi, atëherë LSI-ja beson që kjo do të ishte demonstrimi i qartë i mungesës së tyre të vullnetit politik dhe i papërgjegjshmërisë dhe njëkohësisht i domosdoshmërisë për të votuar këtë reformë edhe pa opozitën në Kuvendin e Shqipërisë dhe më pas për t’i dhënë më shumë legjitimitet, për të ftuar qytetarët shqiptarë që do të shpreheshin për të”, tha ai. Por në kushtet aktuale, theksoi Meta, për një çështje për të cilën Komisioni i Venecias është shprehur që duhet të jene garanci substanciale për opozitën, pavarësisht nga forma që rekomandohet apo që duhet gjetur, nuk mund të shkosh në referendum vetëm për këtë çështje. “Më duket se është jo vetëm absurde, por mendoj se është edhe qesharake”, tha ai. Po ashtu kreu i Kuvendit u pyet edhe nëse vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme nëse nuk arrihet marrëveshja mes palëve. Lidhur me këtë pikë, Meta sqaroi se,: “Vendi nuk ka asnjë arsye që të shkojë në zgjedhje të parakohshme, aq më tepër që të përziejë reformën në drejtësi me zgjedhjet e kohshme apo të parakohshme. Ky do të ishte kompromentimi më i madh që do t’i bëhej legjitimitetit të kësaj reforme dhe angazhimit dhe sinqeritetit të gjithë aktorëve për të ndërtuar vërtetë një shtet të së drejtës larg interesave të ngushta partiake edhe elektorale. Kështu që kjo më duket tepër absurde. Në rast se dikush nuk e kërkon reformën në drejtësi apo e kërkon sipas standardeve të veta, mund t’i kërkojë zgjedhjet e parakohshme që sot”.

 

 

 

rama-meta-basha

 

“Të hedhim në referendum vetëm një çështje që të ketë apo jo opozita garanci substanciale, një të drejtë që ia japin parimet e shtetit të së drejtës mendoj se kjo është si të vendosësh, të instalosh diktaturën e shumicës ndaj pakicës”.

 

 “Shqipëria nuk e ka luksin të miratojë një Reformë në Drejtësi pa opozitën”

 

Në konferencën për shtyp pas mbledhjes së Kryesisë, Meta vendosi theksin tek konsensusi për reformën në drejtësi dhe kërkoi nga palët gjetjen sa më parë të kompromisit mes tyre. Meta shprehur habi se si kur ccështja ka ngelur vetëm tek një pikë, ende nuk ka dakordësi mes palëve. “Kjo çështje duhet të ishte zgjidhur më përpara. Jam i habitur, sepse nuk jam marrë me brendësinë e gjithë diskutimeve për Reformën, që kjo çështje nuk është zgjidhur më përpara. Sepse mendova që çdo gjë ishte e zgjidhur dhe kërkoj që të zgjidhet. Të zgjidhet me urgjencë, me transparencë, me koherencë, sepse nuk e ka Shqipëria luksin të miratojë një Reformë në Drejtësi pa opozitën, në rast se opozita vërtetë është e sinqertë në dhënien e konsensusit të saj dhe kërkon që këto garanci substanciale të mos cenojnë besueshmërinë e institucioneve të reja”. Por nëse kërkoi përfshirjen substanciale të opozitës në emërimet e institucioneve të reja, sipas rekomandimeve të Venecias, Meta nuk nguroi të pohonte se nëse PD pas dakordësisë së kësaj pike do të shprehë justifikime të tjera atëherë drafti do ccohet për votim si edhe më pas të merret edhe mendimi i qytetarëve. “Në rast se PD-ja nuk i qëndron angazhimit të saj se ka vetëm një çështje për të cilën kërkon që të zgjidhet sipas standardeve të Venecias dhe standardeve ndërkombëtare, por nxjerr një sebep tjetër, nxjerr një pretekst tjetër. Atëherë jam i bindur që të gjithë qytetarët shqiptarë, dhe në mënyrë të veçantë ata demokratë dhe opozitarë do ta kuptojnë që kjo parti nuk e kërkon reformën në drejtësi, por kërkon pretekste për ta bllokuar këtë proces. Atëherë ne kemi për detyrë të shkojmë në Parlament, edhe pa vullnetin zyrtar të Partisë Demokratike dhe më pas për t’i dhënë më shumë legjitimitet këtyre ndryshimeve kushtetuese t’i drejtohemi edhe qytetarëve shqiptarë.

 

Albanian Prime Minister Edi Rama speaks during a press conference announcing the candidate status for Albania to the European Union in Tirana on June 24, 2014. Albania cleared the first hurdle on its long path to European Union membership on June 24, with the EU granting candidate status on the country's fourth try. Albania has failed to win the coveted status three times since 2009. AFP PHOTO / STRINGER        (Photo credit should read STRINGER/AFP/Getty Images)

Qëndrimi i kryeministrit

Rama: Nuk negociojmë “vetingun”, s’pranojmë “vendet e rezervuara”. Po ecim në kursin e Rilindjes

 

Kreu i qeverisë: PD-ja nuk e do reformën se s’do  të prishë vëllazërinë  me prokurorët dhe gjykatësit e korruptuar

 

 

Gëzim Saliu

 

Pas votimit në Komisionin e posaçëm të draftit për reformën në drejtësi si edhe pas reagimit të kryetarit të Kuvendit Meta dhe kreut të PD-së Basha, ishte kryeministri Rama ai që dha dje qëndrimin e radhës për çështjen. Përmes një konference nga selia e Kryeministrisë, Rama sqaroi se as nuk ka pranuar dhe as do pranojë vendet e rezervuara, por se ka ofruar gatishmëri për të negociuar një zgjidhje që siguron përfshirjen substanciale të opozitës të anëtarëve të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Por theksoi se tek procesi i “vetingut” që përfshin emërimet për dy institucione, nuk do pranohet asnjë negociatë përveçse asaj që është pranuar që lidhet me votimin me 2/3. “Partitë nuk mund të ndajnë mes tyre se cilët “doktorë” do çojnë në Komisionin e radiografimit, sepse e dimë shumë mirë se çfarë rezultatesh mund të dalin nga një pazar i këtij lloji. Pa një radiografim të pavarur nga partitë të gjykatësve e të prokurorëve dhe pa përjashtuar nga puna në sistemin e drejtësisë, njëherë e mirë, prokurorët e gjykatësit që janë fryrë nga xhepat e trutë duke vrarë drejtësinë në këtë vend, kjo nuk është më Reformë në Drejtësi.  Çdo konsensus për të manipuluar për interesa palësh e individësh në politikë rezultatet e radiografimit, jo vetëm do të ishte vrasja me duart tona e shpresës së madhe që ka ngjallur me të drejtë kjo reformë në popull, por edhe nuk do të njihej kurrë si një reformë reale në drejtësi, as nga Bashkimi Europian, as nga Shtetet e Bashkuara Amerikës”, theksoi Rama.

 

Reforma si Rilindje

Në fjalën e tij përpara gazetarëve kryeministri e cilësoi votimin e reformës si një ndër proceset më të rëndësishme në kursin e Rilindjes së vendit. “Është koha të ecim vendosmërisht në këtë kurs. Ky është kursi i Rilindjes së vendit.  Por, kush e ka menduar Rilindjen si një mrekulli që ndodh brenda një nate apo brenda një viti, ka parë një ëndërr me sy hapur. Është një ëndërr e madhe që kërkon persistencë, kërkon mundim, kërkon sakrifica dhe kërkon kosto. Unë i kam marrë të gjitha këto përsipër, dhe nuk tërhiqem për asnjë arsye, se nuk i bëj llogaritë me hesapin politik të ditës, i bëj llogaritë me gjurmën që Partia Socialiste do të lërë në histori në këtë fazë të qeverisjes së vendit”, theksoi Rama.

 

Akuzat për PD-në

Ndërkohë në konferencë, kreu i qeverisë ashtu si edhe  është shprehur vazhdimisht këto kohë, deklaroi se PD nuk e do reformën në drejtësi. Sipas tij arsyeja kryesore e këtij qëndrimi të demokratëve është se opozita nuk do të prishë lidhjet që ka me gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar.  “Radiografinë çdo prokurori e gjykatësi në këtë vend mund dhe duhet t’ia bëjnë vetëm njerëz të përzgjedhur nga një mekanizëm që kontrollohet rreptësisht prej partnerëve ndërkombëtarë. Kjo është dhe zemra e Reformës në Drejtësi. Ndërsa çdo lloj kompromisi i natyrës që pretendon Partia Demokratike do ta kthente këtë organ jetik për sistemin e ri të drejtësisë, në zorrën e partive në sistem. PD-ja nuk është thjesht që i trembet Reformës në Drejtësi. Nuk është vetëm kjo. PD-ja nuk do që ta prishë vëllazërinë – “brotherhood” quhet në filmat e lidhjeve të krimit me politikën, – me prokurorët dhe gjykatësit e korruptuar, të cilët i ka përdorur dhe i përdor për qëllimet e veta”, tha ai. Nw mbyllje tw deklaratës, Rama pohoi se as SHBA e as BE nuk e pranon njw reformw ku radiografimin e pasurisë, të vendimmarrjeve dhe të aftësive profesionale të prokurorëve dhe gjykatësve e bëjnw të dërguarit e partive në një komision, ku karriget e anëtarëve i japin partitë. “Një lojë kukafshehti ku Partia Demokratike na kërkon të përfshihemi edhe ne, duke kushtëzuar votën e saj për Reformën në Drejtësi. Unë e rinënvizoj dhe sot, atë që thash dje; Nuk e votoj një reformë që fut partitë në komisionin e radiografimit të prokurorëve dhe gjykatësve.  Sado mirë ta lexojnë opinionin e Venecias partitë tona, nuk besoj se mund të ketë një parti, aq më pak Partia Demokratike, që e lexon opinionin e Venecias më mirë se ekspertiza ndërkombëtare e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian. Sidoqoftë, deri ditën kur PD-ja do të votojë Reformën në Drejtësi, kjo e vetingut do të jetë vija e kuqe, e pakapërcyeshme, e panegociueshme për ne”, u shpreh kryeministri.

 

 

 

Qëndrimi i deputetit socialist

Majko: Nëse nuk votohet reforma, shkojmë drejt zgjedhjeve të parakohshme

 

Ish kryeministri Pandeli Majko e ka cilësuar ditën e djeshme “Ditën D”  të reformës në drejtësi. Ndërkohë që pritej mbledhja  e Komisionit të Posaçëm për miratimin nen për nen të draftit të reformës, deputeti socialist me anë të një statusi në Facebook është shprehur se në qoftë se nuk votohet reforma vendi shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme. “Sot “Dita D” e Reformës së Drejtësisë. Nëse nuk duan kompromisin që kemi ofruar dhe ofrojmë. Nëse nuk pranojnë të shkojmë me alternativa në popull që ai të vendosë me referendum. Nëse nuk do të pranohen sot zgjidhjet e ofruara nga ekspertiza ndërkombëtare. Nëse njëra nga këto alternativa nuk ndodh. Shkojmë drejt Zgjedhjeve të Parakohshme pa zgjidhje. Shqipëria hyn në “karantinë” mbi 3 vjeçare si shtet i dështuar. Rrugët e integrimit europian të vendit mbyllen. Shoqëria shqiptare do të degradojë në një shoqëri mafioze me apo pa Partinë Socialiste në pushtet.  Përballë këtij realiteti cinik shpresoj të marrë fund alternativa opozitare se partitë duhet të emërojnë dhe kontrollojnë gjykatësit dhe prokurorë. Nëse reforma nuk votohet për këtë arsye atëherë më mirë një dështim se sa një mashtrim,” –  shkruajti ai në Facebook. Duke e cilësuar dakortësinë mes mazhorancës dhe opozitës shumë të rëndësishme, Majko deklaroi se shpreson deri në fund për një kompromis mes palëve poltike. “Të “kapësh” Shqipërinë me arsyetimin se të tjerë duan të “kapin” drejtësinë është një kalkulim i gabuar politik. Një Shqipëri e dështuar dhe pronë e politikanëve është një eksperiment i provuar në historinë e vendit tonë. Shpresoj deri në fund për kompromisin. Shqipërisë i kemi borxh të ardhmen. Zoti na ndihmoftë ,”  – tha ish kryeministri, Pandeli Majko, në Facebook.

 

basha me opozitaret

 

Reagimi i PD, Basha:

Ramën në vëllazëri me krimin, askush nuk del mbi Komisionin e Venecias

 

Kreu demokrat Lulzim Basha akuzoi kryeministrin Rama se ai nuk e pranon nenin 88 pasi  nuk e lejon vëllazëria me krimin ndërkohë që e cilësoi”Venecian” si arbitrin e vetëm të reformës

 

Kryedemokrati Lulzim Basha vetëm pak minuta pas përfundimit të konferëncës së kreut të qeverisë, Edi Rama i është kundërpërgjigjur këtij të fundit duke thënë se kryeministrin nuk e lejon vëllazëria me krimin të pranojë rekomandimin 88 të Venecias. “Vëllazëri. Brotherhood. Nuk ka vëllazëri Partia Demokratike me askënd tjetër përveçse me demokratët, opozitarët dhe qytetarët që mezi presin largmin e qeverisë tënde që i ka zënë për fyti. Ti ke vëllazëri, Brotherhood of crime. Rroshin, Bushin, Prengën, Ndokën, Frrokun 1, Frrokun 2, Cubin, e dhjetra të tjerë që po dalin ditë për ditë,” – tha kreu I demokratëve. Në daljen nga selia blu, Basha theksoi se Rama iu shmang pyetjes për rekomandin 88, ndërkohë që tha qartazi se askush nuk mund të dalë mbi Komisionin e Venecias. “ 45 minuta, 45 minuta me figura bombastike, një përgjigje nuk dha madje i iku 10 herë nenit 88. Nuk e lexoj tha. Ia kam lexuar unë dy herë në takim dhe në konferencë. Rekomandimi 88 i opinionit final të Komisionit të Venecias, albitrit të vetëm për reformën në Drejtësi, për Tiranën, për Brukselin për Uashingtonin, do apo s’do ti. kupton shumë mirë këtë ai. Është kapur si pas fijes së kashtës pas atyre që duan të zëvendësojnë Venecian. Unë u jam shumë mirënjohës të gjithë atyre që kanë ndihmuar për këtë reformë. E kam mirëpritur dhe e mirëpres ndihmën e tyre në të ardhmen. Por ta harrojë çdokush se mund ti mbivendoset apo të zëvëndësojë Komisionin e Venecias,’’ – deklaroi lideri i të djathtëve. Ai u ndal tek qeveria Rama duke thënë se modeli i kryeministrit për drejtësinë është korrupisioni dhe kapja politike. “Çfarë modeli ka ndërmend ky njeri për drejtësinë?!Është e kuptueshme që ka të njëjtin model, të korruptuar, të kapur e të urdhëruar prej tij. Modelin që do ta ndihmojë,  do ta ushqejë  dhe do ta mbajë të paprekur modelin e tij qeverisës me krimin e korrupsionin, modelin e  rregjimit të tij që po i merr frymën çdo shqiptari demokrat e socialist,” – nnëvizoi kryetari I partisë Demokratike. Duke u ndalur tek arrestimi i kryebashkiakut të Kavajës, Basha e akuzoi Ramës si avokat të Elvis Roshit dhe të krimit. “Shqetësues është fakti që sot nuk pate guximin ti kërkosh ndejsë shqiptarëve për mynxyrën e në veçanti kavajsve, për mënxyrën që u bërë me Rroshin. Sot nuk ke folur as si kryeministri i shqiptareve dhe madje as si kryetari i partisë më të madhe aktualisht në maxhorancë por si avokat i Rroshit. Asgjë tjetër nuk të pengon ty ti shtrish dorën opozitës dhe të pranosh rekomandimin e Venecias, përveç avokatisë së krimit,” –  theksoi lideri i opozitës. Në përfundim të fjalës së tij, kreu i PD – së i bëri thirrje kryeministrit Rama mos të përziejë shtetin italian në skandalin e përgjimit, duke bërë përgjegjës për këtë çështje kryeministrin Rama dhe ministrin Tahiri. “Mos e përziej Italinë në skandalin e përgjimit. Skandali i përgjimit është i yti, i Saimir Tahirit dhe i kokave të turkut që urdhërove për të përgjuar në mënyrë të paligjshme. Për këtë ne do të qendrojmë fuqishëm deri në zbardhjen e plotë dhe vënien para ligjit çdo personi përgjegjës. Mos e përziej Italinë në këtë aferë, se është aferë e jotja 100 %. Sigurisht do vazhdosh ta përziesh më pas Italinë, Europën, Amerikën, Kombet e Bashkuara,  Nauru, Vanuatu, por përgjegjësisë për mega skandalin e përgjimit nuk ke për ti ikur dot dhe as nuk ke për ta tregtuar dhe bërë pazar me rastin e reformës në drejtësi,” – përfundoi kryedemokrati. Në ditët e fundit dy liderët, e PS dhe PD, kanë replikuar me njëri – tjetrin duke e kthyer çështejn e reformës në drejtësi në një ping deklaratash politike.

 

 

bashahahahaa

 

Mbledhja e grupit të PD  – së

Basha: Zbatim i  plotë i rekomandimit 88 të “Venecias” ose “Tungjatjeta”

 

Grupi parlamentar i partisë Demokratike u mblodh mëngjesin e të martës, ndërsa në thelb të diskutimit ishte qëndrimi i demokratëve në lidhje me reformën në drejtësi, tashmë që  reforma ngelet peng vetëm në një pikë. Pas mbledhjes kryeopozitari Lulzim Basha shpalosi qëndrimin e demokratëve duke theksuar se opozita është e gatshme të votojë reformën, vetëm nëss zbatohet i plotë rekomandimi 88 i Komisionit të “Venecias.” “  Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka dalë me vendimin unanim të mbështetjes së miratimit në parim të draftit të ndryshimeve kushtetuese në funksion të reformës në drejtësi, me një dhe vetëm një kusht: Adoptimin dhe zbatimin e plotë, jo të pjesshëm të rekomandimit 88 të Opinionit Final të Komisionit të Venecias. Kjo ka të bëjë me moskapjen politike të drejtësisë. Moszbatimi i plotë i rekomandimit 88 e në veçanti sa i përket procesit të skanimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve do të thotë të dorëzosh drejtësinë, jo të një kryeministër dosido, por tek Edi Rama që i quan “killer” gjyqtarët që hetojnë skenarët e përgjimit. Që ka frenuar deri më sot zbardhjen e falsifikimit të firmës nga Erion Veliaj. Që dekoron prokuroren që ndërpreu çështjen penale në ngarkim të Saimir Tahirit për narkotaksinë e lidhur me Habilajt dhe që u bën fresk atyre që në vend që ta ndiqnin penalisht dhe ta çonin para drejtësisë Shullazin, Habilajt, “Hakmarrjen” e dhjetëra banda të tjera që bëjnë ligjin nga mëngjesi deri në darkë, ju bën fresk gjithë ditën duke i siguruar akses në një drejtësi të shantazhuar politikisht,” – theksoi lideri I të djathtëve në pronocimin para mediave. Basha u shpreh se kërkesa e demokratëve që lidhet me nenin 88, është një zotim I tij dhe I kryeministrit Rama në Bruksel dhe Washington. “Partia Demokratike ka një dhe vetëm një kërkesë, që në fakt është zotimi im dhe zotimi i Edi Ramës në Bruksel dhe Uashington. Zbatimin e plotë të rekomandimit 88 të Komisionit të Venecias. Zbatimin e plotë të Opinionit Final të Komisionit të Venecias. Nuk kemi asnjë kërkesë tonën, asnjë kusht tonin, por zbatimin e plotë të rekomandimit final të Komisionit të Venecias. Nëse pala tjetër bie dakord, jemi gati ta miratojmë që sot draftin kushtetues.Nëse pala tjetër nuk bie dakord, “Tungjatjeta!”, “Mirupafshim kur të bini dakord”,”  –  përfundoi kreu i opozitës. Në Rekomandimi 88 të Komisionit të Venecias thuhet se në rast se palët nuk arrijnë dakortësinë për shumicën e cilësuar në zgjedhjen e anëtarëve për  4 institucionet atëherë duhe të zgjedhin një sistem propocional që garanton përfaqësimin e opozitës në organet kolektive. Në rast se mazhoranca kalon në Kuvend drafti e reformës, Basha deklaroi më herët  se nëqoftëse  trafikohet qoftë edhe një votë në rradhët e opozitarëve, atëherë opozita do të djegë mandatet.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here