Ishulli i Sazanit, 1 000 turistë vizitojnë çdo ditë zonën e“ndaluar”. Ja si shprehen turistët…

0
97

Dikur të ndaluara, sot janë vendet më tërheqëse jo vetëm për vendasit, por edhe për të huajt.

I tillë është Ishulli i Sazanit, 11 milje larg Vlorës, me një histori mijëravjeçare. Çdo pushtues në Shqipëri, nga periudha e Mesjetës deri në Luftën e Dytë Botërore ka shtrirë sundimin edhe mbi ishull.

Ndërsa gjatë kohës së Luftës së Ftohtë, Sazani ka shërbyer si bazë ushtarake detare ku jetonin rreth 10 mijë banorë, oficerë dhe familjarët e tyre, një zonë tërësisht e ndaluar për të tjerët. Por, me anëtarësimin e Shqipërisë në NATO kjo histori është mbyllur, ndërsa Sazani është hapur për vizitorët duke u kthyer një nga destinacionet më të kërkuara.

Mbi 1 000 persona vizitojnë çdo ditë Sazanin, ndërsa janë kuriozë për historinë e ishullit-bunker. Të huajt, kryesisht italianë, shprehen të kënaqur me zgjedhjen e tyre në këto pushime.

“Plazhet më pëlqejnë, deti është fantastik dhe ia vlen. Njerëzit po ashtu. Jam e kënaqur që jam këtu”, thonë turistët.

Në Ishullin e Sazanit turizimi është ditor. Ky është një vendim i bashkisë për të ruajtur plazhet e virgjëra nga ndërhyrjet dhe ndotjet.

Për të shkuar në Sazan e më pas në Karaburun nisja bëhet nga Radhima përmes anijeve turistike. 1600 lekë të reja kushton udhëtimi dhe zgjat 1 orë./a2

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here