Shkëlzen Berisha rrëzon pretendimet e SPAK

0
242

Djali i kryedemokratit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha ishte thirrur ditën e sotme të dëshmonte në gjyqin ndaj Fatmir Mediut për çështjen “Gërdeci”, por ai nuk mori pjesë në gjyq.

Sipas SPAK, Shkëlzeni nuk banon në adresën e deklaruar.

Për këtë ja reaguar vet Shkëlzen Berisha i cili është shprehur se në asnjë adresë tijën fizike apo elektronike nuk ka mbërritur asnjë ftesë për t’u paraqitur për të dëshmuar.

Shkëlzen Berisha: Në lidhje me disa raportime mediatike për “mos paraqitjen” time si dëshmitar në gjykatë, më duhet të sqaroj se në asnjë adresë timen fizike apo elektronike nuk ka mbërritur asnjë ftesë për t’u paraqitur për të dëshmuar!

Pretendimet e SPAK, që janë qartaz në funksion të  qëllimeve politike e mediatike të Edi Ramës, bien poshtë, si nga njoftimet e mëparshme që janë ekzekutuar me sukses, ashtu dhe nga fakti që personalisht në dëshminë e dhënë para SPAK kam depozituar adresën e SAKTE si dhe nr e telefonit!

Mbetem i hapur për t’u paraqitur konform ligjit me të marrë ftesën!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here