“Rama shkaku kryesor i bllokimit procesit të integrimit për 1 dekadë”/ Berisha: Ka zëvendësuar shtetin ligjor me kodin e mafies dhe narkoshtetit!

0
206

Kreu i opozitës Sali Berisha ka dalë sërish në një deklaratë për mediat ku ka theksuar se kreu i qeverisë Edi Rama është shkaku kryesor i bllokimit të anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian.

“Shqipëria mbetet në klasë prej 1 viti e gjysmë nga takimi i Brukselit negociatat de facto nuk po hapen. Një proces që duhet të ndodhte brenda pak muajve nuk ndodhi as për 1 vit e gjysmë. Pritej që në Bruksel të vendosej hapja e shqyrtimit të kapitujve të parë, por kjo u refuzua në unanimitet nga liderët e BE-së. Edi Rama është shkaku më kryer i këtij bllokimi de facto i procesit të integrimit nga viti 2013 deri në 2023, një dekadë me radhë.


Rama ka përkeqësuar për interesa persona të pushtetit të tij demokracinë, gjendjen ekonomike, ka zëvendësuar shtetin ligjor me kodin e mafies dhe narkoshtetit. Ai është sot kreu i qeverisë më i pavlerësuar më i pabesueshëm në të gjithë qeveritarët të Evropës, vendeve që aspirojnë anëtarësimin në BE”, tha Berisha.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here