Sulmet e kryeministrit, Kryemadhi: Të jesh problem i Edi Ramës, sot do të thotë se je shpëtimtar i qytetarëve

0
78

 

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi në një intervistë për Abc News teksa u pyet mbi sulmet dhe anatemimet e kryeministrit Edi Rama për të personalisht dhe për LSI-në  është shprehur se personat që kanë mbajtur pushtet i ka  Rama në partinë e ti.

Sipas Kryemadhit, sulmet e Ramës nuk e shqetësojnë aspak pasi kjo do të thotë se ajo është problem i tij. Dhe kush është problem i Ramës është shpëtimtar i vendit, sipas kryetares së LSI.

Gazetari: Znj. Kryemadhi, kjo është fushata e dytë që kryeministri Rama ju ka etiketuar ju si një nga personat që ai anatemon më shumë, në këto zgjedhje, por edhe në vitin 2017. Ndërkohë ju nga njëra anë përpiqeni që të tregoni programet tuaja, nga ana tjetër keni një kryeministër që ju kujton shqiptarëve që nëse voton koalicionin opozitar, do të sjellë në pushtet, personat që kanë mbajtur pushtet.

Kryemadhi: Në fakt, personat që kanë mbajtur pushtet i ka Edi Rama në partinë e tij, për hir të së vërtetës. Nuk kam asnjë lloj problemi që Rama anatemon, kjo do të thotë se unë jam problem për të. Të jesh problem i Edi Ramës, sot do të thotë se je shpëtimtar i qytetarëve. Kë Rama ka problem, është shpëtimtar i shqiptarëve.

Është një vlerësim që ai bën për mua, duke anatemuar Monikën, pavarësisht që nuk më shqetëson fare, por ndihem shumë mirë sepse kuptoj që është shumë keq, është i pashpresë, nuk ka asnjë mundësi të ndryshojë atë realitet që është faktikisht disfatist për të, por është shpresë për qytetarët shqiptarë. Përsa i përket pastaj profesionalizmit politik dhe mediatik që ai bën ajo pastaj ai është në momentin e tij dhe mua nuk me ngelet gjë tjetër që shumë shpejt ti bëj dhuratë një fletore vizatimi dhe ca lapsa me ngjyra.

Po të dojë dhe një metër dhe një gërshërë meqë është në mes dilemës të vazhdojë të bëjë vizatimet e tij që nuk janë pranuar asnjëherë e nuk janë shitur asnjëherë, pse rrobaqepës me metër e gërshërë që të qepë kostumet e veta, pasi shikoj se ka probleme shumë të mëdha edhe psikologjike.

Dhe po ti bëjmë një analizë psikologjike jam e bindur se do të ketë rrezikshmëri të madhe edhe me rrethin shoqëror me të cilin rri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here