Handanoviç fiton betejën me Covid-19

0
107

Lajme të mira për Interin. Pushimet nga kombëtarja po shërbejnë për mirë për kryesuesit e Seria A. Kapiteni i skuadrës, Samir Handanoviç ka rezultuar negativ në testin e Covid-19 dhe si pasojë është gati të kthehet në dispozicion të trajnerit, Antonio Conte. Slloveni pritet të bashkohet me grupin e lojtarëve të mbetur në Milano dhe besohet të jetë titullar në takimin e së shtunës përballë Bolonjës.

Nga ana tjetër, De Vrij, D’Ambrosio dhe Vecino do të vijojnë të qëndrojnë në izolim derisa të negativizohen. Për të mos rënë nga forma, ata kanë marrë udhëzimet e nevojshme nga stafi për të ndjekur stërvitjen e personalizuar në kushtet e shtëpisë.

Sidoqoftë, për Conten është lajm i mirë rikuperimi i kapitenit, i cili është i rëndësishëm në nivelin mbrojtës dhe në impaktin që ka në dhomat e zhveshjes së zikaltërve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here