Të moshuarit, kujdesi që duhet treguar për zemrën

0
147

Duhani nuk është vetëm shkaku madhor i sëmundjes koronare të zemrës, por gjithashtu rrit rrezikun e një ataku të menjëhershëm kardiak. Nga të gjithë faktorët e rrezikut për sëmundjen e zemrës, duhani është më i rrezikshmi, duke e rritur rrezikun 2-6 herë

 

77-semundjeShëndeti i zemrës me rritjen e moshës Sëmundja koronare arteriale – sëmundja që shkakton atakun e zemrës – është akoma një ndër shkaqet kryesore të vdekjes dhe të aftësisë së kufizuar. Ndërkohë që ekzistojnë disa faktorë, siç është mosha dhe historia familjare, që nuk mund të ndryshohen, ekzistojnë dhe një sërë faktorësh të tjerë që mund të modifikohen dhe që ndihmojnë për të mbajtur zemrën e shëndetshme ndërkohë që vitet kalojnë. Një jetesë e shëndetshme (p.sh. mospirja e duhanit, ngrënia e një diete të pakët në yndyra; të ushtruarit; mbajtja e një peshe të shëndetshme) mund të mbrojë zemrën dhe ju bën që të ndiheni më mirë për një kohë të gjatë. Bërja e disa ndryshimeve pozitive në jetën tuaj mund të ndihmojë në stabilizimin e sëmundjes së zemrës në ato që e kanë këtë sëmundje dhe në reduktimin e rrezikut për sëmundje të mëtejshme të zemrës. Më poshtë do të gjeni disa hapa që ndihmojnë në mbrojtjen e zemrës.

Ndaloni duhanin

Duhani nuk është vetëm shkaku madhor i sëmundjes koronare të zemrës, por gjithashtu rrit rrezikun e një ataku të menjëhershëm kardiak. Nga të gjithë faktorët e rrezikut për sëmundjen e zemrës, duhani është më i rrezikshmi, duke e rritur rrezikun 2-6 herë. Nëse jeni një duhanpirës, lënia e duhanit është hapi më I rëndësishëm që mund të ndërmerrni për të reduktuar sëmundjen e zemrës. Në fakt, rreziku bie në mënyrë të menjëhershme pas 12 muajsh pas ditës së lënies së duhanit.

Mbani të ulët presionin e gjakut

Nëse keni presion të lartë të gjakut (gjithashtu të njohur si hipertension), ju keni dy herë më shumë mundësi për të zhvilluar një atak të zemrës në krahasim me dikë që ka presion normal të gjakut. Gjithashtu, për arsye se shpesh nuk ka simptoma të lidhura me presionin e gjakut të butë në të moderuar, është e rëndësishme që të bëhen kontrolle të rregullta të presionit të gjakut. Fatmirësisht, ekzistojnë një sërë ndryshimesh të jetesës që mund të ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut, duke përfshirë zvogëlimin e peshës, të ushtruarit, reduktimin e kripës, limitimin e alkoolit dhe lënien e duhanit. Mund të keni nevojë për marrjen e ilaçeve që ulin presionin e lartë të gjakut.

Kontrolloni kolesterolin

Pjesa më e madhe e njerëzve e dinë se niveli i lartë i kolesterolit nuk është i mirë për to. Kjo ndodh për arsye se nivelet e larta të kolesterolit – një substancë yndyrore që ndodhet në gjak – dyfishon rrezikun e sëmundjes koronare të zemrës. Një nga llojet e kolesterolit, i quajtur LDL është gjithashtu përcaktuar si kolesteroli i keq për arsye se është veçanërisht i rrezikshëm për zemrën. Një dietë e shëndetshme dhe të ushtruarit fizik janë shumë të rëndësishëm në mbajtjen e niveleve të kolesterolit nën kontroll. Mund të reduktoni nivelet tuaja të kolesterolit LDL duke reduktuar sasinë e yndyrave në dietë. Ngrënia e shumtë e fibrave, frutave dhe zarzavateve dhe të ushtruarit e rregullt munden gjithashtu që të mbajnë nën kontroll nivelin e kolesterolit. Ekzistojnë gjithashtu edhe ilaçe që mund të reduktojnë nivelet e kolesterolit nëse ndryshimet e jetesës nuk kanë sjellë ndryshime sinjifikative. Ilaçet e kolesterolit janë njohur gjithashtu si ilaçe që ofrojnë mbrojtje ndaj sëmundjes kardiovaskulare. Por, mbani mënd, është gjithashtu e rëndësishme për të ngrënë një dietë të shëndetshme për të reduktuar nivelin e ulët të kolesterolit. Përdorimi i ilaçeve të kolesterolit nuk ju lejon që të hani çfarëdolloj ushqimi.

Ushtrohuni fizikisht

Një mënyrë jetese e palëvizshme dyfishon rrezikun e zhvillimit të sëmundjes koronare, duke e bërë atë aq të rrezikshme sikundër e bën edhe duhani, niveli i lartë i kolesterolit ose presioni i lartë i gjakut. Lajmi i mire është që edhe aktiviteti fizik i moderuar në intensiv, që përfshin aktivitetin e përditshëm të mirëmbajtjes së shtëpisë, mund të reduktojë rrezikun. Por ushtrimi më i mirë për zemrën është ushtrimi aerobik. Kjo sepse, ushtrimet aerobike ndihmojnë në kontrollin e niveleve të kolesterolit, ashtu sikundër të reduktimit të presionit të gjakut, yndyrave në trup dhe stresit mendor. Të kombinuarit e ushtrimeve me ndryshimet e jetesës, siç është ruajtja e shëndetshme e peshës trupore, është akoma më e mirë për mbrojtjen e zemrës. Mundohuni të ushtroheni të paktën 30 minuta çdo ditë. Mundohuni të mbani mënd që nuk është asnjëherë vonë për të filluar aktivitetin, edhe nëse më parë keni përjetuar atak në zemër. Të ushtruarit mund të reduktojë rrezikun e përjetimit të një ataku tjetër. Megjithatë, është e rëndësishme për të kontrolluar gjithmonë me mjekun tuaj aktivitetin fizik dhe për të vendosur se cili është aktiviteti më i përshtatshëm për trupin tuaj.

Hani një dietë të shëndetshme

Yndyrat janë elementë që kontribuojnë në marrjen e peshës, por që gjithashtu rrisin nivelin e kolesterolit. Mundohuni që ti shmangni, të paktën të eliminoni ushqimet që i përmbajnë ato. Këto ushqime janë:

 

Ushqimet e skuqura

Hamburgerat, sufllaqet

Kekët, byrekët

Ushqimet e bulmetit me shumë yndyra

Produktet e mishit si sallami dhe salçiçet.

Ashtu sikundër është e shëndetshme eliminimi i yndyrave në dietë, është një ide e mirë edhe eliminimi i karbohidrateve (buka e bardhë; orizi i bardhë), ushqimet e pasura me shumë kripëra që janë të larta në kalori. Një dietë që përmban shumë lloje ushqimesh, duke përfshirë shumë fruta, zarzavate reduktojnë rrezikun ndaj sëmundjes së zemrës, kështu që, kini si qëllim të paktën përdorimin e zarzavateve dhe të frutave çdo ditë. Përdorimi i peshkut mund të reduktojë rrezikun e sëmundjes së zemrës, kështu që mundohuni që të përfshini produktet e peshkut për të paktën 2-3 herë në javë. Disa studime thonë se edhe pirja e moderuar e alkoolit sjell përfitime në zemër, duke rritur nivelin e kolesterolit HDL. Efekti mbrojtës I zemrës është më i lidhur me pirjen e verës së kuqe. Por me kujdes, pasi pirja e tepërt e alkoolit rrit presionin e gjakut dhe shkakton probleme të tjera shëndetësore. Duhet të pini jo më shumë se 2 pije standarde në ditë.

 

Mbajtja e një diete të shëndetshme

Të qenët mbipeshë jo vetëm që rrit shanset tuaja për të pasur nivele të larta të kolesterolit, diabetit dhe presionit të lartë të gjakut, por është gjithashtu një faktor rreziku i pavarur për sëmundjen e zemrës. Kështu që, edhe nëse jeni të shëndetshëm, të qenët mbipeshë rrit rrezikun e për sëmundjes së zemrës. Mbajtja e një trupi të shëndetshëm mund të reduktojë rrezikun e sëmundjes së zemrës në 35 – 55 për qind. Edhe një humbje e vogël e peshës mund të jetë përfituese, nëse jeni mbipeshë. Me reduktimin e peshës mund të zvogëloni presionin e gjakut, kolesterolit dhe rrezikun e zhvillimit të diabetit. doktoriim.com.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency