Me 6 kg kanabis dhe 1 kg eksploziv, arrestohet në Kukës i shumëkërkuari

0
219

Ka marrë fund arratia e 52-vjeçarit Flamur Aliaj, i shpallur në kërkim për drogë, prej muajit korrik të vitit2022.

Aliaj akuzohet se bashkë me vëllezërit e tij (të dy të arrestuar) posedonin lëndë eksplozive, lëndë narkotike kanabis sativa si dhe municion luftarak.

“Si rezultat i kontrolleve të mbështetura te informacionet nga inteligjenca policore, të siguruara në vijim të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin F. A., 52 vjeç, banues në fshatin Brekije.

52-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi akuzohet se posedonte bashkë me vëllanë e tij, shtetasin P. A. dhe me shtetasin F. K., të dy të arrestuar nga Policia, në kuadër të operacionit “Cooperation”, më datë 20 korrik 2022, 1 kilogram lëndë eksplozive, 6 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa dhe sasi municioni luftarak, të cilat u gjetën dhe u sekuestruan nga Policia, ditën e operacionit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here