Kërkesë-padi për njohje, kthim dhe kompensim prone, Princi Leka II kërkon pronat e gjyshit të tij, Mbretit Ahmet Zogu, që ndodhen në Mat

0
421

 

 

PRRPrinci Leka II kërkon pronat e gjyshit të tij, Mbretit Ahmet Zogu, që ndodhen në Mat.

Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Mat mësohet se janë dorëzuar dy kërkesë-padi për njohje, kthim dhe kompensim prone, kryesisht tokë.

 “Në gjykatën tonë kërkohet shfuqizimi i vendimit nr.4, datë 22.01.2009, të Zyrës së Regjistrimit, Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Dibër dhe njohje, kompensim e kthim prone, e ndarë në dy parcela, me sipërfaqe 394.956 m² dhe 9.760.199 m², tokë e cila ndodhet në rrethin e Matit”, thanë burimet nga Gjykata.

Avokati i Princit Leka ka kërkuar po ashtu shfuqizimin e vendimit nr.4, datë 10 janar 2013, të Agjencisë së Kthimit të Pronave Tiranë, me objekt kthimin, kompensimin e njohjen e këtyre sipërfaqeve. Princi nuk është paraqitur në seancën e fundit, por ka autorizuar një avokat për përfaqësimin e tij.

Mësohet se një pjesë e tokës që kërkohet nga Princi Leka II ndodhet në afërsi të godinës së Bashkisë Mat, pikërisht ku është rindërtuar Këndi i Lojërave Burrel.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency