Tritan Shehu: Azem Hajdari i lindur për të realizuar ndryshimet e mëdha të shumëpritura! Do ta kujtojmë gjithmonë ashtu siç ishte kur u ndamë !

0
187

Deputeti i PD, Tritan Shehu, e ka përkutuar me mall sot në 60-vjetorin e lindjes, mikun dhe bashkëudhëtarin e tij të viteve të para të të përpjekjeve për demokraci e pluralizëm, Azem Hajdarin.

“Sot Azemi do të ishte 60 vjeç! Sa i madh, i rritur, na dukej atëherë kur ishte vetëm në të njëzetat! – shkruan Shehu, – Ishte krejt i veçantë.  I lindur për të realizuar ndryshimet e mëdha të shumëpritura! Për t’i prirë njerëzve. Për të vrarë frikën si një lëmsh i zjarrtë. Për të qenë në krye të lëvizjeve popullore. Dhe sot na mungon shumë! Do ta kujtojmë gjithmonë ashtu siç ishte kur u ndamë”, përfundon deputeti.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here