Osman Mula në homazhet për Zef Dedën: Kam kaluar një jetë me të, një nga interpretuesit më të mirë të skenës

0
341

Kompozitori i njohur Osman Mula, në homazhet që po mbahen në ndër të aktorit të njohur të humorit shkodran, Zed Deda, kujtoi këtë të fundit.

Ai tha për gazetarët se me Dedën ka pasur një miqësi disa vjeçare, që ka nisur që në fëmijëri.

“Më është dhimbsur shumë, të kalosh një jetë me të. I gjithë populli e kujton. Ai është një aktor i madh, i një trupe të madhe, i një skene të madhe, ku secili ka kujtuar një rol kryesor në fuqizimin e artit në Shkodër. Zefi është një nga interpretuesit më të mirë. Zefi futi në skenën e teatrit një interpretim ndryshe. Ai kishte një vokal të bukur dhe një shtrirje të madhe vokale.”, tha Mula.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here