Ndryshimi i rregullores së Kuvendit, Rama porosi socialistëve për “goditjen” e radhës ndaj opozitës

0
235

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e së hënës mblodhi grupin parlamentar të Partisë Socialiste në selinë rozë.

Burimet mediatike bëjnë me dije se nga mbledhja e grupit parlamentar Rama u ka kërkuar deputetëve të tij të jenë të gjithë prezent në Kuvend.

Sa i përket qasjes ndaj opozitës, ajo nuk do të ndryshojë, PS do të vijojë të mbajë të njëjtin qëndrim. Në 14 dhjetor do të votohet ndryshimi i rregullores për të përjashtuar deputetët deri në 60 ditë. Ndryshimi do miratohet pas diskutimit në Këshillin e Mandateve.

Në 14 dhjetor do të votohet edhe marrëveshja aq shumë e kritikuar e emigrantëve me Italinë e cila e kthen zonën e Lezhës në një “kamp të madh refugjatësh”.

Kujtojmë se seanca e kaluar, nuk ishte e zakonshme, pasi pati kaos dhe përplasje, pasi opozita vijoi me skenarin e saj në Kuvend, duke hedhur tymuese dhe shashka. Sakaq, mes kaosit u miratua buxheti i vitit 2024.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here