Di Maria i jep fund karrierës me Argjentinën: Me dhimbje në shpirt largohem nga gjëja më e bukur e karrierës

0
227

Angel Di Maria ka vendosur t’i japë fund karrierës së tij me përfaqësuesen e Argjentinës. “Fideo” pas shumë vitesh nuk do të veshë më fanellën e përfaqësueses me të cilën fitoi Kupën e Botës në vitin 2022.

Vendimi i tij është bërë publik me një postim në rrjetet sociale, ku ai theksoi se “Copa America” e vitit të ardhshëm, do të ishte turneu i tij i fundit në radhët e përfaqësueses.

“”Copa America” do të jetë hera e fundit që vesh fanellën argjentinase. Me gjithë dhimbjen në shpirt dhe duke patur një gungë në fyt, po largohem nga gjëja më e bukur që më ka ndodhur në karrierë, ta vesh, ta djersij dhe ta ndjej me krenarinë më të madhe”, theksoi në postimin e tij futbollisti i cili ka luajtur 134 ndeshje me Argjentinën që nga viti 2008 kur debutoi me këtë fanellë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here