Ndërrimi i viteve, porositë e policisë dhe paralajmërimi për shoferët

0
122

Në prag të festës së ndërrimit të viteve, policia rrugore e Tiranës ka ripërsëritur mesazhin ndaj qytetarëve:

“Ju lutem, konsumoni alkool por mos drejtoni mjetin nën ndikimin e alkoolit. Përdorni shërbimin publik për të shkuar në destinacionet tuaja”, tha në një prononcim për mediat shefi i komisariatit të policisë rrugore Tiranë.

Erion Ahmeti tha se policia rrugore do të jetë në gatishmëri gjatë gjithë natës së ndërrimit të viteve për të garantuar një mbarëvajtje të qarkullimit rrugor.

“Policia rrugore gjatë gjithë festës së ndërrimit të viteve do të jetë prezent në akset rrugore. Ata drejtues mjetesh që do kapen nën efektin e alkoolit nuk do të tolerohen”.

VIDEO

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here