Vrau shokun për një “Rolex”, mbyllen hetimet për Kristjan Cenajn!

0
203

Janë mbyllur hetimet, dhe është kaluar për gjykim dosja për vrasjen e Mariglen Gjonajt.
Kristjan Cenaj, 31-vjeç, i cili akuzohet zyrtarisht nga ana e prokurorisë së Lezhës për veprën penale “Vjedhje me pasojë vdekjen”.

Pas disa seancash gjyqësore paraprake, dosja penale me të pandehur të riun nga Mamurrasi ka kaluar për gjykim themeli në Gjykatën e Juridiksionit të përgjithshëm Lezhë.

Vetë i akuzuari Kristjan Cenaj ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen e rëndë, por sipas dosjes hetimore të prokurorisë është arritur të provohet se 31-vjeçari e ka vrarë adoleshentin për t’i marrë një orë Rolex dhe një varëse adoleshentit të cilat i kishte me vete ditën e ngjarjes.

Vrasja e 16-vjeçarit Mariglen Gjonaj u zbardh 4 muaj pasi ju gjetën eshtrat të groposura në një zonë me ferra dhe shkurre në zonën e Fushë-Kuqes në Kurbin, dhe 7 vite nga zhdukja e tij.

Dyshohet se 16-vjeçari u vra, për përfitim pasuror, konkretisht vjedhjen e disa sendeve me vlerë, si orë dore e markës “Rolex” dhe varëse floriri etj., që i mituri i ka pasur me vete ditën e ngjarjes kur është zhdukur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here