E dredh sërish Rama, deklarata nga Mali i Zi : Ballkani i Hapur nuk është kompania ime private që unë e hap dhe e mbyll

0
132

Pasi habiti të gjithë me shkëputjen e papritur nga Ballkani i Hapur, duke thënë se e kreu misionin e tij, Edi Rama sot bëri një devijim tjetër.

Në konferencën e përbashkët të zhvilluar me kryeministrin e Republikës së Malit të Zi, Dritan Abazoviç, Rama foli për Ballkanin e Hapur, ku u shpreh se nuk është kompania e tij private që e hap dhe e mbyll.

Më tej argumentoi se ishte një nismë e përbashkët dhe Shqipëria ishte pjesë e saj. ‘Ne duhet të fokusohemi te procesi i Berlinit, jo vetëm se jemi vendi mikpritës, pasi kemi mundësinë e futjes në projekt’, tha më tej kryeministri Rama.

“Ballkani i Hapur nuk është kompania ime private që unë e hap dhe e mbyll. Është një nismë e përbashkët e disa vendeve ku unë isha pjesë, Një mijë herë të kthehesha një mirë do kthehesha Thjesht kam shprehur opinion tim se Ballkani i Hapur e ka kryer procesin e vetë. Nuk është kompania ime, e përsëris, është një nismë e përbashkët. Pse e kam shprehur tani opinionin tim? Duke iu kundërvënë Ballkanit të Hapur me teori konspirative, sikur është nën ndikimin kino-rus (Kina dhe Rusia), nuk kanë dëmtuar atë nismë por kanë dëmtuar procesin e Berlinit. E kam thënë që kur e kemi firmosur vjet në Berlin, marrëveshjen, ne kemi bërë një firmë teatrale, pasi i kishim firmosur më parë. Ne duhet të fokusohemi te procesi i Berlinit, jo vetëm se jemi vendi mikpritës, pasi kemi mundësinë e futjes në projekt. Edhe unë jam në sinkron të plotë me Dritanin (kryeministri i Malit të Zi) kur ndodhin këto situata absurde, si kjo që po ndodh në veriun e Kosovës, pasi është një kohë që duhet të jemi sa më shumë bashkë. Jemi shumë më larg nga BE në këtë mënyrë. Edhe kur jemi në konferencë, dëgjon ato pyetje të gazetarëve të duket sikur jetoj ne të gjithë në një sofër e të duket sikur hanë ato fasule.” 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here