Berisha: Nuk ka forcë që e ndalon protestën historike të 6 dhjetorit

0
107

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur mbrëmjen e së hënës për samitin BE- Ballkani Perëndimor që do të mbahet në Tiranë.

Berisha tha në “Top Story” se samiti do t’i japë një mesazh të kristaltë projekteve serbo-ruse.

Samiti europian që mblidhet në Tiranë ka një domethënie të jashtëzakonshme. Ai mblidhet së pari për t’i dërguar një mesazh të kristaltë projekteve të hegjeomonizmit serbo-rusë, por edhe neutomanizmit se ky rajon është rajoni i Europës”, u shpreh ai.

Teksa u pyet për protestën, kreu i demokratëve paralajmëroi policinë të zbatojë ligjin.

Skenari do të shpaloset në vend, por popullin opozitar, shqiptarët patriotë dhe të ndershëm nuk ka forcë që do të mund t’i pengojë nesër pa qenë të pranishëm në protestën historike më të madhe që ka njohur Shqipëria.

Policisë i them zbato ligjin. Ne do të zbatojmë ligjin, por në qoftë se shkel ligjin dhe kushtetutën do përballesh me pasojat e kësaj shkeljeje. Ky është qëndrimi ynë”, theksoi Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here