Berisha për median italiane: Marrëveshja Rama-Meloni mund të ‘dalë nga duart’, rrezikon marrëdhëniet tona miqësore

0
204

Kreu i PD, Sali Berisha ka komentuar marrëveshjen Shqipëri –Itali të nënshkruar disa javë më parë nga kryeministri Edi Rama dhe homologia e tij, Giorgia Meloni në Romë për strehimin e mijëra emigrantëve në zonën e Shëngjinit dhe në Gjadër.

Duke folur në reportazhin dedikuar kësaj marrëveshjeje nga media italiane‘Piazzapulita’, Berisha tha se ky pakt i pritur me kritika ka kaluar pa ndjekur rrugët institucionale në Shqipëri.

“Çdo gjë filloi verën e kaluar kur presidentja Giorgia Meloni erdhi me pushime në Shqipëri dhe u takua me presidentin Rama. Këtu ishin të gjithë të lumtur për këtë vizitë dhe u mendua si një gjest miqësie por në të vërtet ishte shumë më tepër. Rama ishte duke folur tashme me Presidenten për ceshtjen e emigrantëve.

Kjo bisedë ”marrëveshje “ nuk kaloi as nga parlamenti as nga presidenti, pra nuk kaloi asnjë rrugë institucionale, dhe “protestat” brenda parlamentit ishin për këtë arsye.

Kjo marrëveshje nuk është vetëm kaq, është një marrëveshje “blof” i Rames për të fshehur narkoshtetin dhe akuzat mbi të dhe  ministrat e tij. Pra thjesht per te krijuar idenë në komunitetin ndërkombëtar që është një lider i besueshëm, i gatshëm për tu bashkuar komunitetit evropian”, u shpreh Berisha.

I pyetur nga gazetarja italiane nëse ka tentuar të kontaktojë me presidenten italiane, Giorgia Meloni, Berisha thotë se “ Kam një vlerësim të lartë për të, është një drejtuese e jashtëzakonshme , por mbi këtë pikë po gabon dhe po e nënvlerëson  situatën dhe kjo mund të dalë nga duart. Kjo rrezikon te çojë në krizë marrëveshje miqësore midis dy shteteve tona”. 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here