Inceneratorët/ Berisha: Rama urdhëroi organizatën kriminale të SKAP-it të injoronin procedurat

0
223

Kryedemokrati Sali Berisha  në konferencën e përjavshme me gazetarët këtë të premte ka deklaruar se Edi Rama ka urdhëruar SPAK që të injorojë procedurat e hetimit për inceneratorët, pasi sipas tij, nëse ato do të ndiqeshin, do të zbulonin Ramën dhe ‘hajdutët e tjerë të kësaj organizate’.

Berisha shprehet se ‘Rama dhe Agaçi janë famëzitë të cilët përligjën pas firmosjeve të rrufeshme në 24 orë, 17 firma në 9 dokumente’, në dhjetor të 2016.

“Edi Rama, organizata e tij kriminale, qeveri-SKAP, bënë gjithçka të arkivojë në harresë, vjedhjen e shekullit, e cila ka një përgjegjës kryesor që është Edi Rama dhe të tjerë rreth tij, të njohur, Erion Veliaj, Engjëll Agaçi, Artur Metani, Damian Gjiknuri dhe ndonjë tjetër.
Por e garantoj se kurrë kjo aferë nuk mund të groposet.

Në groposjen e kësaj afere, ai ka urdhëruar organizatën kriminale të SKAP-it, që të mos trajtojë procedurën, e cila përbën kolonën kryesore mbi të cilën ngrihet piramida e vjedhjes dhe korrupsionit të shekullit, që është inceneratorët.
Ka urdhëruar skapistët e tij të injorojnë procedurën, sepse procedura çon direkt tek ai, te Agaçi i tij, te Erion Veliaj dhe hajdutë të tjerë të kësaj organizate.

Për rikujtesë qytetarëve, nuk është kjo një deklaratë politike, por Edi Rama në vitin 2014, anulon me një vendim korruptiv, strategjinë e mëparshme të hartuar me një financim prej 4 milionë eurosh nga BE për trajtimin e mbetjeve në Shqipëri, bazuar në landfille, grumbullim, seleksionim dhe riciklim.

Rama u angazhua direkt vetë me ekipin e tij për të anuluar këtë strategji dhe për të shpallur gjendjen e emergjencës kombëtare, vetëm e vetëm që të instalonte strategjinë e djegies së plehrave, në të cilën ata parashikonin t’u vidhnin shqiptarëve qindra milionë euro.
Edi Rama, pasi ka ndryshuar me firmën e tij strategjinë, ka vendosur në buxhetin afatmesëm, veprat e zeza korruptive të incneratorëve, sepse ato nuk ekzistonin
.

Edi Rama me Agaçin dhe Metanin, janë famëzinjtë, të cilët përligjën pas firmosjeve të rrufeshme në 24 orë, 17 firma në 19 dokumenta në dhjetor të vitit 2016, për procedurën e negociatave të mbyllura, procedurë për çka Rama u informua dy herë se është antiligjore, nga drejtori i asaj kohe i entit të prokurimeve publike.
Por kjo për Ramën nuk kishte rëndësi. Ishte babëzia e tij e tmerrshme, sepse ai kishte lexuar dhe e dinte se mafia e plehut është mafia që pasurohet më shpejt dhe më shumë. Se mafia ka dhuntinë kriminale të shndërrimit të plehrave në flori për pronarët e sipërmarrjes.

Kështu që ai firmosi të aplikohet një procedurë antiligjore në tenderimin e kompanive që do ndërtonin inceneratorët.
Edi Rama, në një akt unik në historinë e botës, firmosi në dhjetor të vitit 2016, vendimin e Këshillit të Ministrave, për t’i dhënë bonos 8 pikë një kompanie që nuk ekzistonte kund në Shqipëri. Një kompanie që do themelohej vetëm 9 muaj më vonë. Një ditë përpara se ajo të dilte fitimtare e tenderit të parashikuar.
Pra, gjithçka është bërë në hetimin e organizatës kriminale SKAP, që të arrestohen vetëm kurbanë që pranon Edi Rama, por jo ata, të cilët janë përgjegjësit më kryesorë, duke filluar nga vetja e tij.”, tha Berisha

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here