Protesta/”Rinia ka ikur, por do të vijnë ta mbrojnë,” banorët e Kërçishtit nuk “e japin” ujin

0
90

Banorë të tre fshatrave në Bashkinë Dibër kanë protestuar këtë të hënë kundër ndërtimit të një ujësjellësi për fshatin Maqellarë.

Banorët e Kërçishtit të Poshtëm, Kërçishtit të Sipërm dhe Kllobçishtit refuzojnë marrjen e ujit në malin mbi fshatrat e tyre për banorët e Maqellarës.

Ata thonë se ai ujë është i vetmi motiv që i mban në fshat pasi jetën e kanë të lidhur me bujqësinë. Po ashtu, vetë këta fshatra nuk kanë ujë të pijshëm, ndaj dhe s’do të lejojnë Bashkinë Dibër për të ndërtuar ujësjellësin.

“Ne jemi fermerë, Edi Rama thotë të shtojmë blegtorinë. Por ajo blegtori nuk a nuk do tokë, tagji e kullotë,” tha një e moshuar.

Nga ana tjetër banorët shprehen se do të përshkallëzojnë protestën e tyre duke mos dërguar fëmijët në shkollë si dhe paralajmërojnë bojkot të zgjedhjeve të ardhshme lokale.

“Rinia ka ikur krejt, i madh dhe i vogël. Rinia ka ikur, por na ka sjellë një mesazh. Për hir të ujit do të vijmë për ta mbrojtur ujin. të gjithë ne që jemi këtu do të vdesim e ujin nuk e dorëzojmë,” thonë banorët.

Kërçishti i Sipërm është pjesë e 100 fshatrave turistik në vendin tonë, por banorët aty ende nuk kanë ndjerë investime të natyrës turistike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here