Ndihmoi burrin të përdhunonte një vajzë, arrestohet 30-vjeçarja në Lushnje (EMRI)

0
400

Policia e Lushnjës, në bashkëpunim me komisariatin e Durrësit, kanë arrestuar një 30-vjeçare të shpallur në kërkim, e cila është dënuar me burgim për përdhunim.

Në vijim të operacionit të koduar “Sundimi i ligjit” është vënë në pranga shtetasja Borana Faslliu, 30 vjeçe, banuese në Lushnjë. Gjykata e Apelit e ka dënuar 30-vjeçaren, me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë, me të rritura”.

Sipas autoriteteve policore, kjo shtetase është implikuar në një rast të kësaj veprimtarie kriminale, ndaj një 26-vjeçareje, të kryer më datë 03.12.2020, nga bashkëshorti i shtetases Borana Faslliu, i cili është arrestuar një ditë më pas dhe aktualisht vuan dënim me burgim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Lushnjës për veprime të mëtejshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here