Intervista për UEFA-n, Hysaj vlerëson Sylvinhon: Ka sjellë energji dhe pozitivitet në grup (VIDEO)

0
222

Shqipëria ka ndërruar fytyrë, me kuqezinjtë që po bëjnë një rrugëtim fantastik në kualifikueset e Euro 2024. Kombëtarja është shumë pranë arritjes në Europian, për herë të dytë në historinë e një vendi të vogël. UEFA i ka kushtuar një reportazh “arkitektit” të Kombëtares, pikërisht trajnerit Sylvinho. Në video nuk mungon Elsi Hysaj, me mbrojtësin që vlerëson në maksimum teknikun.

“E ndjek shumë, pasi është një trajner që na ka dhënë shumë dhe po na ndihmon gjithmonë. Është shumë energjik dhe na jep shumë pozitivitet si grup. Kishim shumë nevojë për këtë, pasi kemi pasur disa kohë kur nuk kishim shumë atmosferë pozitive si skuadër dhe kishim nevojë për njerëz si Sylvinho. Tani është padyshim një nga trajnerët më të preferuar të mi”, tha Hysaj.

Sylvinho tha diçka për Hysaj. “Ka ndryshuar disi, pasi dikur nuk ishte aq taktik. Sot ka shumë taktikë në mënyrën e interpretimit të këtij roli. Lëviz, futu brenda, largoje topin jashtë zonës, mos e lër të afrohet këtu, e të tjera këshilla taktike.

Sigurisht taktik është e rëndësishme, por atëherë ishte më shumë një lojë kombinimesh. Ti je shumë më agresiv dhe shumë më i fortë fizikisht. Në duelet një kundër një je shumë më mirë, pasi unë nuk i preferoja shumë”- tha ai.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here