Autoritet greke në alarm: Mafia shqiptare kontrollon trafikun e kokainës

0
94

Autoritetet greke janë të shqetësuara nga niveli në rritje i mafies shqiptare që po zgjerohet nga viti në vit në trafikun e kokainës. “Importet masive të kokainës në Greqi, e cila mund të kalojë 10-15 ton në vit (me vlerë më shumë se 500,000,000 euro), por edhe në vendet e tjera evropiane tani bëhen kryesisht nga mafia shqiptare dhe importuesit e tjerë ballkanikë me një pjesëmarrje relative të grekëve.

Rrjeti shqiptar ka ngritur “baza” në Kolumbi dhe Ekuador me kontakte të vazhdueshme me bashkatdhetarët e tyre në të gjithë botën. Trafikantët shqiptarë të drogës kanë shuma të mëdha parash” u shpreh një drejtues i lartë i policisë greke për gazetën “To Vima”.

Ai theksoi se disa ditë më parë kishte informacion në lidhje me një aksion të organizuar të trafikantëve shqiptarë të drogës edhe në Islandë, e cila kërkoi ndihmë urgjente dhe informacion nga shërbimet e huaja të zbatimit të ligjit.

Shumica e të ardhurave të mafias shqiptare, sipas analizave të të dhënave, investohen kryesisht në hotele dhe resorte në Adriatik. “Mënyra kryesore e importimit të kokainës në Greqi është përmes kontejnerëve me banane dhe kafesë që vijnë nga vendet e Amerikës së Jugut” tha më tej zyrtari grek.

Në raportin e policisë greke ekzistojnë gjithashtu gjetje në lidhje me rolin e “karantinës” për shkak të Covid-19 në trafikun e drogës. Po ashtu bashkëpunimi i vazhdueshëm i mafias shqiptare me trafikantët marokenë të drogës.

Një raport prej 28 faqesh nga Europol (Policia Evropiane) mbi trafikun e kokainës në Evropë, i hartuar më 7 shtator 2021, thuhet se karteli kolumbian gradualisht u fragmentua pas marrëveshjes së paqes të vitit 2016 të nënshkruar midis guerilëve kolumbianë të “FARC”. Kështu, “rolin kryesor të transportit të kokainës në Evropë e morën trafikantët shqiptarë” thuhet në raport.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here