Masa ndaj Berishës, Tritan Shehu: Veprim skuthësh, po përdoret drejtësia për zhbërjen e opozitës

0
96

Deputeti i PD, Tritan Shehu, ishte këtë të hënë në studion e News24, ku foli për zhvillimet e fundit politike në vend. Lidhur me hetimet e SPAK ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, ai tha se Edi Ram po kërkon zhbërjen e opozitës.

“SPAK le të bëjë punën e tij dhe nëse ka denoncime t’i ndjekë, por mënyra si po veprohen janë të papërputhshme me ligjin dhe Kushtetutën. Merren masa kufizuese ndaj Berishës dhe nuk kalojë para për ty miratuar më parë nga Kuvendi. Kjo tregon dhe një mënyrë për t’u fshehur pas sistemit të drejtësisë që i kontrollon, dhe një taktikë skuthash kjo që kjo pozitë po bën, duke mos e kaluar në Parlament më parë. Është arrogancë e regjimit që kujton se mund të bëjë çdo gjë. SPAK ka bërë shkelje të rëndë të Kushtetutës. Pozitën e Berishës e shoh njësoj siç ka qenë gjithmonë”, u shpreh Shehi.

“Edhe arrestimi i dhëndrit të tij u bë me metoda bolshevike. E marrin zvarrë në arrestim si të kishte mbushur xhepat me bomba”, tha ai sa i takon arrestimit të Jamarbër Malltezit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here