Bardhi: Prej tre javëve mazhoranca e ka futur Kuvendin në ngërç

0
131

Gazment Bardhi me tone të forta në Kuvend. Po asgjesoni mundësinë e bashkëjetesës normale në këtë sallë dhe përgjegjësia për këtë është vetëm e mazhorancës.

 

Prej tre javëve mazhoranca socialiste e ka futur Kuvendin e Shqipërisë në ngërç, duke pamundësuar funksionimin normal të tij. Me veprime të paprecedenta, duke nisur nga sjellja juaj znj. Kryetare, dhe më pas me votime antikushtetutese, ju keni marrë vendimin për të asgjesuar opozitën në Parlament.

 

Kurrë në historinë e ketij Parlamenti nuk ka ndodhur që Kryetarja e Kuvendit të shndërrojë veten në specialiste arkive të një partie, duke injoruar Kushtetutën dhe Rregulloren e Parlamentit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here